Brenda asaj që ka mbetur në Avdivkan e pushtuar nga Rusia
Ushtarët rusë duke iu afruar një blloku apartamentesh të rrënuara në Avdivka, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.
Kjo foto e 22 shkurtit 2024 është një nga imazhet e para që dolën nga qyteti që nga kapja e tij nga forcat ruse.
Blloqe ndërtesash ntesh të shkatërruara në Avdiivka të rrënuara më 22 shkurt.
Pas një ofensive të kushtueshme masive ruse, ushtria e Ukrainës njoftoi për tërheqjen e saj nga qyteti, "për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e personelit të shërbimit" më 17 shkurt.
Kisha e Shën Maria Magdalenës, në cepin perëndimor të Avdivkës, e fotografuar më 18 shkurt, ndërsa trupat ruse hynë duke pushtuar qytetin.
Një foto nga arkivi e kishës së Shën Maria Magdalenës (djathtas), derisa ishte duke u ndërtuar në qershorin e vitit 2007.
Avdivka ishte shtëpi e rreth 31.000 njerëzve në fillim të vitit 2022, pavarësisht se ishte pranë vijës së parë të konfliktit shumëvjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, i cili i parapriu pushtimit rus në shkallë të plotë.
Një banor duke ecur nëpër një periferi të Avdivkas ndërsa pas tij janë dy ushtarakë rusë, më 19 shkurt 2024.
Teksa forcat ruse rrethuan Avdivkan në shkurt, shumë nga banorët e mbetur u detyruan të largohen. Mbetet e paqartë se sa kanë mbetur.
Një ushtar me distinktivin e brigadës ndërkombëtare "Pyatnashka", një njësi luftarake e themeluar nga abkazët etnikë, shihet brenda kishës së Shën Mishelit në Avdivka.
Një tjetër anëtar i Brigadës Pyatnashka në Avdivka është fotografuar nga një fotograf i agjencisë TASS, më 19 shkurt. Flamuri abkaz mund të dallohet në krahun e luftëtarit.
Njësia luftarake abkaze është akuzuar për krime lufte nga Kievi, duke përfshirë torturimin e supozuar të ushtarëve ukrainas të robëruar.
Një ushtar rus duke drejtuar një automjet në periferi të Avdivkas, më 22 shkurt.
Pjesa më e madhe e mbrojtjes së Avdivkas nga Ukraina u arrit me dronët kamikazë me pamje të parë (FPV). Dronët FPV shkatërruan armatimin rus, me më shumë se 100 automjete ruse të shkatërruara brenda më pak se dy javësh rreth Avdivkas në tetor të vitit 2023.
Luftëtarët rusë duke ecur nëpër një periferi të shkatërruar të Avdivkas, më 22 shkurt.
Pavarësisht efektivitetit të tyre kur janë në funksion, dronët FPV nuk janë në gjendje të fluturojnë në shi të dendur dhe mund të pengohen rëndë nga mjegulla, era dhe drita e dobët.
Një ushtarak ukrainas del nga një pikë e fshehur pranë Avdivkas më 20 shkurt, për të nisur një dron.
Ushtria e Ukrainës u tërhoq në linjat e përgatitura mbrojtëse pas 17 shkurtit dhe është ende brenda rrezes së dronëve të qytetit të pushtuar.
Ushtarët ukrainas duke patrulluar pranë Avdivkas, më 20 shkurt.
Rëndësia strategjike e kapjes së Avdivkas nga forcat ruse kundërshtohet nga analistët. Disa analistë perëndimorë besojnë se kapja e qytetit do të ndihmojë ndjeshëm logjistikën sulmuese të Rusisë dhe do të kufizojë granatimet e Ukrainës ndaj qytetit të Donjeckut disa kilometra në jug.
Fabrika e dëmtuar e koksit në Avdivka e fotografuar më 20 shkurt nga një dron i dirigjuar nga një pozicion ukrainas.
Instituti për Studime të Luftës parashikoi se kapja e Avdivkas do të nënkuptonte vetëm "fitore të menjëhershme informative dhe politike" për Kremlinin dhe asnjë përparim të rëndësishëm operacional. "Forcat ukrainase kanë fortifikuar prej kohësh shumë nga vendbanimet përreth, të cilat forcat ruse po përpiqen gjithashtu t'i kapin", shkroi grupi i ekspertëve në një postim më 15 shkurt.