Brenda betejës së Avdijivkës kundër rrethimit rus
Forcat ukrainase duke qëlluar me një granatëhedhës antitank SPG-9, ndaj trupave ruse në qytetin Avdijivka në Ukrainën lindore, më 8 nëntor.
Trupat ruse janë përpjekur për disa javë të rrethojnë qytetin industrial, por kanë hasur në rezistencën e ashpër ukrainase.
Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, udhëtoi në vijën e parë të frontit, ku u takua me mbrojtësit e Avdijivkas, të cilët po mbanin terrenin e tyre duke luftuar ashpër.
Një banor vendas qëndron pranë shtëpive të dëmtuara.
Avdijivka para luftës kishte një popullsi prej rreth 30,000 banorësh, por vlerësohet se vetëm 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende në qytetin e shkatërruar, ku nuk ka energji elektrike apo furnizim me ujë.
Një ushtar ukrainas ecën pranë një ndërtese banimi të dëmtuar.
Një qendër kryesore transporti, Avdijivka, është vetëm 15 kilometra në veri të qytetit të Donjeckut të pushtuar nga Rusia. Ajo ka qenë nën rrethim që kur Moska nisi një ofensivë të madhe në fillim të tetorit.
Rita, një banore, mban një mace ndërsa fqinji i saj, Raisa, duke sharruar dru zjarri.
Me të dyja palët që po sulmojnë njëra-tjetrën, banorët duhet të kërkojnë strehim në bodrumet e ndërtesave të shkatërruara.
Banori Oleksandr duke prerë me sharrë dru zjarri.
Ndonëse Avdijivka ka një "pikë të pathyeshme" -- një qendër mbështetjeje humanitare që ofron ushqim, ngrohtësi, fuqi dhe strehim -- është bërë jashtëzakonisht e rrezikshme për banorët që të shkojnë drejt saj.
Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës duke gjuajtur me mortaja kundër trupave ruse.
Një njësi speciale e policisë, e njohur si Engjëjt e Bardhë, i ka inkurajuar banorët që të largohen.
Një banor vendas duke ecur pranë ndërtesave të dëmtuara rëndë.
Mediat lokale raportuan më 13 nëntor se Engjëjt e Bardhë evakuuan dy trupa viktimash që u vranë pas granatimeve të një zone banimi në Avdijivka.
Një pamje nga një dritare e thyer tregon ushtarët ukrainas duke qëlluar mbi pozicionet ruse.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha në fillim të 13 nëntorit se forcat e Kievit kishin zhvilluar më shumë se 70 beteja nga afër në drejtimet Kupijanskut, Bahmutit dhe Avdijivkas.