Qeveria e Brazilit ka thënë të premten se vrasja e mbi 100 njerëzve të cilët po prisnin për ndihmë humanitarë në Gazë, tregon se veprimi i ushtrisë izraelite në enklavën palestineze nuk ka “kufij as ligjorë e as etikë”.
Ajo bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Njerëzimi po i lë në baltë civilët në Gazë. Është koha të parandalohen masakra të tjera”, tha Ministria e Jashtme e Brazilit në një komunikatë. “I takon bashkësisë ndërkombëtare ta ndalë këtë dhe t’i shmangë mizoritë e tjera”.
Të enjten, forcat izraelite i vranë më shumë se 100 palestinezë të cilët ishin duke i pritur dërgesat me ndihma humanitare, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë.
SHIKONI EDHE: Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në GazëZyrtarët izraelitë e kanë kundërshtuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve dhe e kanë fajësuar turmën që i rrethoi kamionët me ndihma për vdekjet, duke thënë se njerëzit u shkelën apo shtypën.
“Qeveria e Netanyahut ka treguar përsëri, përmes veprimeve dhe deklaratave, se veprimi ushtarak i saj në Gazë nuk ka kufi ligjorë apo etikë”, tha Brazili.
Brazili dhe Izraeli kanë tani mosmarrëveshje diplomatike për shkak të deklaratës së presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili e lidhi luftën e Izraelit në Gazë me gjenocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Izraeli e përshkroi deklaratën e tij si sulm serioz antisemitike dhe i bëri thirrje atij të kërkojë falje.
SHIKONI EDHE: Numri i viktimave në Gazë e kalon shifrën prej 30.000, sipas zyrtarëve shëndetësorëLufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë.
Vendi i Amerikës Jugore, i cili e ka dënuar sulmin e Hamasit në Izraeli duke e quajtur “terrorist”, ka përsëritu se armëpushimi, hyrja e ndihmave në Gazë dhe lirimi i të gjitha pengjeve, janë “urgjencë absolute”.