Bota solidarizohet me afganët pas kthimit të talibanëve

Refugjatët afganë, që ikën nga Afganistani më 1996, duke mbajtur pllakate dhe flamuj amerikanë, kanadezë dhe afganë, gjatë një tubimi para ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht 2021)

Refugjatët afganë, të ikur nga vendi i tyre më 1996, duke mbajtur një pllakat, me thirrje për t'i ndihmuar popullit në Afganistan, gjatë pjesëmarrjes në një tubim para ambasadës amerikane në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht)

Një grua afgane duke mbajtur një fëmijë gjatë një tubimi para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Bishkek, Kirgizi. (19 gusht)

Refugjatë të ikur nga Afganistani më 1996 duke mbajtur një pllakat, gjatë një tubimi para ambasadës amerikane në Bishkek, Kirgizi, për të kërkuar shpëtimin e popullatës në Afganistan, pas kthimit të talibanëve. (19 gusht)

Njerëzit duke marrë pjesë në një demonstratë të thirrur nga shoqata feministe "Ca la Dona", në mbështetje të grave dhe vajzave afgane, në Barcelonë, Spanjë. (18 gusht)

Disa gra duke mbajtur pllakate gjatë një demonstrate në Barcelonë, Spanjë, në mbështetje të grave dhe vajzave afgane, teksa ekzistojnë shqetësime se të drejtat e tyre mund të kufizohen pas kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)

Një vajzë duke mbajtur një banderolë me porosinë "Ekstremistët kanë treguar se kujt i frikësohen më së shumti: një vajze me libër", gjatë një demonstrate në Barcelonë, Spanjë, në mbështetje të grave dhe vajzave afgane. (18 gusht)

Një grua duke mbajtur një flamur afgan gjatë një demonstrate të mbajtur në Barcelonë, Spanjë, nga një shoqatë feministe, në përkrahje të grave dhe vajzave afgane. (18 gusht)

Pjesëmarrësit duke valëvitur flamurin e Afganistanit, gjatë një demonstrate para ndërtesës së Rajhstagut, dhomës së poshtme të parlamentit, Bundestag, në Berlin, Gjermani, për të kërkuar evaukimin e njerëzve nga Afganistani, ku talibanët janë kthyer në pushtet. (17 gusht)

Demonstruesit duke mbajtur pllakate me porosinë "Shpëtoni vajzat tani - Jetët e afganëve vlejnë", para ndërtesës së dhomës së poshtme të parlamentit gjerman, në Berlin. (17 gusht)

Pjesëmarrësit duke mbajtur një flamur kombëtar afgan, teksa demonstronin në Berlin, Gjermani, për të kërkuar evakuimin e njerëzve nga Afganistani, pasi vendi ra në duart e talibanëve. (17 gusht)

Demonstruesit, përfshirë ish-përkthyes për ushtrinë britanike në Afganistan, mbajnë pllakate gjatë një proteste para Parlamentit britanik, në Londër, Angli, pas tërheqjes së trupave dhe kthimit të talibanëve në pushtet në Kabul. (18 gusht)

Ish-bashkëpunëtorë të ushtrisë britanike në Afganistan dhe persona të tjerë duke protestuar para Parlamentit britanik, në Londër, Angli, dhe duke kërkuar mbrojtjen e popullatës në Afganistan përballë talibanëve. (18 gusht)

Një banor i Indisë me origjinë afgane duke mbajtur flamurin kombëtar të Afganistanit, gjatë një tubimi në Kalkutë, për të shënuar 102-vjetorin e pavarësisë së Afganistanit dhe për të protestuar kundër kthimit të talibanëve në pushtet. (19 gusht)

Një person i mbuluar me flamurin afgan duke qëndruar në një tubim të banorëve të Indisë me origjinë afgane, në Kalkutë, ku u brohoritën sllogane, teksa shënohej 102-vjetori i pavarësisë së Afganistanit dhe u protestua kundër kthimit të talibanëve në pushtet. (19 gusht)

Demonstruesit në Bruksel, Belgjikë, duke mbajtur një flamur të madh afgan, gjatë një proteste kundër rënies së Afganistanit përsëri në duart e talibanëve. (18 gusht)

Një demonstrues afgan, me flamurin kombëtar të Afganistanit të vizatuar në fytyrën e tij, duke shikuar gjatë një proteste në Bruksel, Belgjikë, kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)

Demonstruesit afganë në Bruksel, Belgjikë, duke mbajtur një portret të komandantit të ndjerë afgan, Ahmad Shah Massoud, gjatë një proteste kundër talibanëve. (18 gusht)

Një demonstrues afgan, me flamurin kombëtar të Afganistanit të vizatuar në fytyrë, duke brohoritur gjatë një proteste kundër talibanëve, në Bruksel, Belgjikë. (18 gusht)

Afganët që jetojnë në Greqi duke mbajtur flamuj afgan teksa merrnin pjesë në një protestë në Athinë, kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)

Afganët që jetojnë në Greqi duke mbajtur një pllakat, gjatë një proteste në Athinë, me thirrjen për ndalimin e vrasjes së afganëve, teksa talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan. (18 gusht)

Një grua afgane që jeton në Greqi, duke mbajtur një flamur të Afganistanit në Athinë, gjatë një proteste kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)

Afganët që jetojnë në Greqi brohoritin në Athinë gjatë një proteste kundër kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan. (18 gusht)