Lamtumirë 19 viktimave të Srebrenicës
Mijëra njerëz morën pjesë në shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, më 11 korrik, 2021.
Forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Eshtrat e 19 viktimave të Srebrenicës, të identifikuara së voni, u varrosën të dielën në Qendrën Përkujtimore Potoçari.
Mevlida Aliq varrosi vëllain e saj, Jusuf Aliq.
Viktima më e re që u varros ishte Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra.
Viktima më e vjetër që u varros të dielën, ishte Husein Kurbashiq - 63 vjeç në kohën kur u vra.
Tabutet e viktimave në Potoçari, 11 korrik.
Familjarë të viktimave të Srebrenicës.
Përgatitjet për varrimin kolektiv.
Qendra Përkujtimore Potoçari.
Masakra e Srebrenicës është njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.