Lumi Drina sërish ngufatet nga mbeturinat
Fotografuar më 5 janar, ujërat zakonisht smerald të lumit Drina -- i cili përshkon rrjedhën përmes Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës -- janë mbuluar sërish nga mbeturina që notojnë pranë qytetit historik të Vishegradit, në Bosnjën lindore.
Një pamje nga lart e lumit Drina më 5 janar.
Për ta mbrojtur digën e saj nga mbeturinat e bartura nga lumi, hidrocentrali i Vishegradit ndërtoi këtë pengesë të improvizuar nga fuçi të vjetra të naftës, rreth 20 vjet më parë.
Ura Mehmed Pasha Sokoloviq e epokës osmane, monument i Trashëgimisë Botërore që është nën mbrojtje të UNESCO-s, shihet gjatë festimeve të Epifanisë në Vishegrad në janar të vitit 2019.
Ankesat e banorëve se mbetjet po ndikojnë negativisht në industrinë e turizmit të qytetit dhe në reputacionin e tij kanë hasur në veshë të shurdhër.
Tonelata mbeturinash që lundrojnë mbi ujë, kryesisht shishe plastike, nuk janë kërcënim vetëm për ekonominë vendase të mbështetur në turizëm, por shqetësimet po rriten për ndikimin në shëndetin e njerëzve kur ato eventualisht digjen.
"Janë rreth 5000 metra kub mbeturina të llojeve të ndryshme", tha Dejan Furtula, nga organizata "Eko Center" në Vishegrad, prapa të cilit shihen mbeturinat. "Vijnë nga të gjitha anët dhe kjo skenë përsëritet çdo vit, për fat të keq”, shtoi ai.
Furtula tha se mbeturinat, të cilat përfshijnë edhe pajisje shtëpiake, barten përmes degëve të lumit Drina, ku rritja e nivelit të ujit pas shirave të dendur ose borës merr me vete mbeturinat dhe ato grumbullohen në lumë.
"Ju mund të gjeni fjalë për fjalë çdo gjë që mund të mendoni në lumin Drina -- kafshë të ngordhura, mbetje mjekësore, pjesë makinash", tha Furtula duke shtuar se, "Ne jemi si një lloj deponie rajonale mbeturinash".
Një fotografi nga arkivi, e bërë në janari të vitit 2023, tregon një sasi pothuajse të njëjtë mbeturinash.
"Kjo është një fatkeqësi e madhe dhe turp për të gjithë ne. Ne po i tregojmë botës një pamje të keqe", u shpreh Furtula.