Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.
Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.
Duke folur për Sky News, Johnson tha se gjërat që po dëgjoni për armët kimike, “janë drejtpërdrejt nga libri i tyre i lojës”.
SHIKONI EDHE: OKB e alarmuar me zhvillimet në centralin bërthamor të kontrolluar nga forcat ruse“Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike - e kam frikë se mund ta bëjnë - ata i kanë gati këto pretendime të rreme”, tha Johnson.
“Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.
Më herët, SHBA lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ruse.
SHIKONI EDHE: Sa i rrezikshëm ishte sulmi i Rusisë në centralin bërthamor?Pretendimet e Rusisë se SHBA-ja ka laboratorë të armëve biologjike dhe se ka pozicionuar armë kimike në Ukrainë janë “një mashtrim i dukshëm”, në përpjekje për të justifikuar sulmet e tjera të paramenduara, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.