Borë, ngricë e acar nga SHBA-ja në Angli

Rrugë këmbësorësh e mbushur me borë në parkun Marsden në veri të Anglisë.

Një pjesëtar i stafit duke pastruar fushën e futbollit më 5 janar, para ndeshjes në mes të Liverpool-it dhe ekipit tjetër Manchester United, në Liverpul të Anglisë.
 

Pamje me dron e Liverpulit të zbardhur nga bora.

Qindra fluturime janë anuluar në fundjavë, si në Angli - sidomos në Mançester - ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Gjithçka duket e bardhë edhe në Indiana të Shteteve të Bashkuara.

Kjo fotografi është shkrepur në Sinsinati të Ohajos, më 5 janar. Vorbulla polare e ajrit ultra të ftohtë zakonisht rrotullohet rreth Polit të Veriut. Banorët në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi përjetojnë të ftohtin e saj intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet kanë treguar se ngrohja e shpejtë e Arktikut pjesërisht është fajtore për intensifikimin e vorbullës polare që po zgjeron ndikimin e saj.

Në foto: Kentaki, SHBA.

Anglia është duke u përgatitur për më shumë borë, shi e vërshime të hënën, pasi moti i lig në fundjavë ka rezultuar me anulim fluturimesh, dhe vonesa tjera në transportin rrugor e hekurudhor. Me situatë të ngjashme po përballen edhe rajonet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara. Në shtatë shtete amerikane është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në disa zona janë mbyllur shkollat dhe zyrat qeveritare. (Përgatiti: Krenare Cubolli)