Boksieri nga Shqipëria në Beograd kundër politikës në sport

Your browser doesn’t support HTML5

Boksieri i kombëtares shqiptare, Nelson Hysa, ka thënë se është padrejtësi që Serbia nuk e ka lejuar kombëtaren e Kosovës të marrë pjesë në Kampionatin botëror të boksit, i cili po mbahet në Beograd nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Hysa ka theksuar se problemet politike nuk janë probleme të sportistëve. Ndonëse kanë paralajmëruar se do të solidarizohen me boksierët e Kosovës, në këtë garë po merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare, paraqitja e së cilës në hapje në Arenën e Beogradit është shoqëruar me fishkëllima. (Kamera: Dragan Kostiq; montazhi: Ana Toader)