Dita e dytë e bllokadave në veri

Your browser doesn’t support HTML5

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës po vazhdon për të dytën ditë me radhë, edhe pse Qeveria e Kosovës është zotuar se do të shtyjë vendimin për targat dhe dokumentet serbe, nëse hiqen barrikadat. Në mëngjesin e 1 gushtit, në Zupçë që gjendet në afërsi të Bërnjakut, dhe Rudarë në afërsi të Jarinjës, kamionët dhe mjetet e tjera po vazhdojnë të bllokojnë qarkullimin. Policia tha se rrugët që çojnë në këto dy pikëkalime kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, mbeten të bllokuara.