Edhe një aktivist bjellorus dënohet me burg për protestat kundër Lukashenkas

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Foto nga arkivi.

Një aktivist bjellorus është dënuar me burg për shkak të pjesëmarrjes e tij në një valë protestash kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në gusht 2020, që i dhanë fitoren sundimtarit autoritar Alyaksandr Lukashenka, pavarësisht pretendimeve të liderëve të opozitës se votimi ishte i manipuluar.

Qendra për të drejtat e njeriut Vyasna, me seli në Minsk, tha më 21 qershor se gjykata rajonale Mahilyou në lindje të vendit kishte dënuar Yauhen Lyulkovich me tetë vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për nxitje të urrejtjes dhe prishje të rendit publik.

Aktivisti 38-vjeçar u arrestua në shtator të vitit të kaluar. Akuzat kundër tij vinin nga pjesëmarrja e tij në tubime masive kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.

SHIKONI EDHE: Ofendoi Lukashenkan, dënohet me 18 muaj burg aktivistja bjelloruse

Hetuesit gjithashtu akuzuan Lyulkovich për përdorimin e mediave dhe rrjetit Telegram për të "nxitur urrejtje sociale".

Organizatat bjelloruse të të drejtave të njeriut e kanë njohur Lyulkoviçin si " të burgosur politik".

Lyulkovich është një nga dhjetëra në Bjellorusi që janë përballur me gjyqe që nga gushti 2020, pasi autoritetet atje kanë shtypur brutalisht mospajtimin në çdo formë të aktivistëve, që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.

SHIKONI EDHE: Tsikhanouskaya e lidh luftën e Ukrainës me luftën për demokraci në Bjellorusi

Më 20 qershor, një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Më 20 qershor, Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë Perëndimore, dënoi aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg, pasi e shpalli atë fajtore për "fyerje" të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenka.

SHIKONI EDHE: Gjykata në Bjellorusi lë në fuqi dënimet ndaj figurave të opozitës

Shumë nga liderët e opozitës në Bjellorusi janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi, ndërsa Lukashenka ka refuzuar të negociojë me opozitën.

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara.