Bjellorusia i shpall “ekstremiste” dy poezi nacionaliste të shekullit 19

Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenka.

Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenka.

Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”, si shenjë se autoritetet janë duke e rritur shtypjen ndaj kritikave në Bjellorusi.

Poezitë e Vincent Dunin-Martsinkevich kanë të bëjnë me kryengritjen nacionaliste kundër Perandorisë Ruse.

Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenka, e ka shtrirë kontrollin prej zgjedhjeve të vitit 2020, rezultati i të cilave konsiderohet të jetë manipuluar.

Që atëherë, Lukashenka ka ofruar mbështetje të madhe për Rusinë, dhe më pas për luftën e saj në Ukrainë.

Ekspertët e kanë përshkruar ndalesën në poezi si pjesë e tranzicionit në totalitarizëm, pasi shumë kundërshtarë të regjimit janë nacionalistë që nuk e pëlqejnë qëndrimin e Lukashenakas pro Rusisë.

SHIKONI EDHE: Lukashenka: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën

Shumë prej tyre kanë ikur prej shtetit ose janë nëpër burgje.

Poezitë “Erërat lundrojnë” dhe “Biseda e një të moshuari” janë shkruar gjatë rebelimit të Kastus Kalinowskit më 1863 nga bjellorusët dhe polakët e pjesës së Polonisë që atëbotë ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse.

Dunin-Martsinkevich është akuzuar në atë kohë për përhapje të ideve që janë të “dëmshme për autoritetet”.

Ai është arrestuar, mirëpo pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në kryengritje nuk është vërtetuar kurrë.

Puna e tij tani është pjesë e kurrikulës shkollore dhe veprat e tij komentohen vazhdimisht.