Opozita në Bjellorusi i përgjigjet me grevë dhunës policore

Your browser doesn’t support HTML5

Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në Bjellorusi pasi opozita bëri thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin më 26 tetor si presion ndaj Alyaksandr Lukashenkas, për të dhënë dorëheqje. Kjo thirrje u bë një ditë pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër mijëra protestuesve në kryeqytetin, Minsk dhe qytete të tjera anembanë Bjellorusisë. Të paktën 280 persona u arrestuan. (Përgatiti: Arben Hoti)