Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar një dekret për faljen e 30 personave, që ishin dënuar “për krime që lidhen me protesta”.
Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e zyrës së tij u tha se 14 gra dhe 16 burra, disa nga të cilët vuajnë nga sëmundje serioze apo janë në moshë të pensionit, janë falur.
Më herët gjatë kësaj jave, qendra për të drejtat e njeriut, Vyasna tha se ka pranuar të dhëna se të burgosurit politikë në mbarë Bjellorusinë po detyrohen të shkruajnë peticione për të kërkuar falje presidenciale nga Lukashenka.
Kjo qendër po ashtu ka thënë më herët se shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.
Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale.