Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëpresë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, në një takim tradicional pas zgjedhjeve në Zyrën Ovale të mërkurën e 13 nëntorit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Një takim i tillë është i zakonshëm mes presidentit në largim dhe presidentit të ardhshëm, dhe kryesisht ka për qëllim të shënojë fillimin e kalimit paqësor të pushtetit në përputhje me demokracinë amerikane.
Por, Trump, atëherë president, nuk e kishte mirëpritur Bidenin në një takim të tillë pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump humbi në përpjekje për t’u rizgjedhur.
SHIKONI EDHE: Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetitTrumpi, republikan, garoi për president përsëri katër vjet më pas, dhe të martën e kaluar, ai e mposhti nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten e nominuar të demokratëve.
Trumpi është ish-presidenti i parë që kthehet në pushtet pas Grover Cleveland, i cili e i kishte fituar zgjedhjet e vitit 1892 për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni, demokrat, i telefonoi Trumpit të mërkurën e kaluar për ta uruar për fitoren dhe e ftoi për takim në Zyrën Ovale.
SHIKONI EDHE: Donald Trump hyn në histori me kthimin në Shtëpinë e BardhëGjatë një fjalimi të enjten, Biden tha se e ka siguruar Trumpin se “do ta udhëzoj tërë administratën time për të punuar me ekipin e tij për kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Këtë e meriton populli amerikan”.
I pyetur të shtunën për Trumpin, Bideni tha se “do të takohem me të mërkurën”.