Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe federale në tri dekadat e fundit, disa ditë pasi Gjykata Supreme ka zgjeruar të drejtat për armët.
“Kjo është ditë madhështore”, ka thënë Biden në Shtëpinë e Bardhë.
“Me dëshirën e Zotit, ky ligj do të ruajë shumë jetë”.
Gjykata Supreme ka deklaruar për herë të parë të enjten se Kushtetuta amerikane mbron të drejtën e një individi për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.
Vetëm në vitin 2020 kanë vdekur mbi 45,000 amerikanë nga armët, qofshin duke u vrarë apo vetëvrarë. Ky ka qenë viti me shifrën më të lartë të viktimave të tilla, i regjistruar në historinë amerikane.
SHIKONI EDHE: Biden viziton qytetin në Teksas ku u vranë 21 personaKontrolli i armëve është kthyer tash e një kohë në çështje që krijon ndasi në Shtetet e Bashkuara, pasi shumë tentime për të kontrolluar shitjen e tyre, kanë dështuar njëra pas tjetrës.
Legjislacioni i ri përfshin provizione për t’iu ndihmuar shteteve që të mbajnë armët larg duarve të atyre që konsiderohen të rrezikshëm si dhe të bllokojë shitjen e armëve për ata që janë dënuar për abuzime me partnerë të pamartuar.
Legjislacioni nuk ndalon shitjet e pushkëve apo karikatorëve me kapacitet të lartë.
Për herë të parë, me ligj parashihet që të bëhen kontrolle për të kaluarën e një të mituri para se të blihet një armë, si dhe ky dokument shënjestron blerësit që kanë qenë të dënuar në të kaluarën për dhunë familjare.
SHIKONI EDHE: Kultura e armëve në AmerikëBiden ka përsëritur kritikat për vendimin e marrë nga Gjykata Supreme të premten, e cila ka eliminuar të drejtën kushtetuese për abort.
Ai ka thënë se administrata e tij do të fokusohet te vendet që do të zbatojnë këtë vendim dhe të sigurohet se ato nuk do t'i shkelin ligjet tjera.
Si ishte marrë vendimi për abortin?
Vendimi i vitit 1973 Roe v Wade ishte miratuar nga Gjykata Supreme me shtatë vota për dhe dy kundër.
Përmes këtij vendimi grave u është mbrojtur e drejta për t’iu dhënë fund shtatzënive.
Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë, mirëpo e ka lejuar atë procedurë në disa raste edhe në tremujorin e dytë.
Përmbysja e këtij vendimi ka rezultuar me protesta masive në shumë shtete amerikane.
SHIKONI EDHE: SHBA: Nis mbyllja e klinikave të abortit pas vendimit të Supremes