Biden në Izrael, fajëson “palën tjetër” për shpërthimin në spitalin e Gazës
Your browser doesn’t support HTML5
Izraeli duket se nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli në Gazë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në fillimin e një vizite në Tel Aviv, që ka për synim parandalimin e zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas në luftë rajonale. Qindra persona besohet të jenë vrarë nga shpërthimi në spitalin e Qytetit të Gazës, përgjegjësinë për të cilin e ka mohuar Izraeli, duke akuzuar grupin palestinez Xhihadi Islamik.