Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e dytë për Demokraci.
Samiti do të mbahet më 29-30 mars në formatin virtual, me mbi 100 vende pjesëmarrëse.
Ky samit është themeluar me iniciativë të presidentit Biden dhe edicioni i parë është mbajtur në dhjetor të vitit 2021.
Kosova është ftuar edhe në herën e parë.
Sipas Presidencës së Kosovës, Osmani është zgjedhur në mesin e dhjetë liderëve folës në seancën plenare, në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.
SHIKONI EDHE: Biden: Demokracia po përballet me sfida të mëdha në mbarë botënNë këtë takim, sikur edhe në të parin, do të diskutohet për rëndësinë e demokracisë dhe se si shtetet të adresojnë më së miri sfidat globale.
Presidenti amerikan, Joe Biden, pati thënë në samitin e parë se “bota është në vitet e para të një dekade vendimtare për të ardhmen kolektive”.