Ukrainasit e dërrmuar vazhdojnë luftimet pranë Bahmutit

Një ushtar ukrainas duke i dhënë ndihmën e parë një bashkëluftëtari të tij 19 vjeç, që u plagos më 4 shtator. Ky njësit zhvilloi luftime me forcat ruse afër qytetit lindor të Bahmutit. Situata përgjatë frontit lindor vazhdon të jetë e vështirë për trupat e Ukrainës, teksa ata mbrojnë dhe parandalojnë humbjen e bastioneve, tha më 6 shtator gjenerali Oleksandr Syrskiy, i cili udhëheq forcat tokësore ukrainase.

Një ushtar ukrainas duke shkuar në pozicionin e tij. “Armiku nuk heq dorë nga planet e tij që të arrijë në kufijtë e rajonit të Donjeckut dhe Luhanskut”, shkroi gjenerali Syrskiy në Telegram.

Një ushtar ukrainas gjen strehë në një llogore pas granatimeve ruse. “Detyra jonë kryesore është që të kemi mbrojtje të qëndrueshme, të parandalojmë humbjen e bastioneve dhe pozicioneve tona në drejtim të Kupjanskut dhe Limanit, por edhe që suksesshëm të përparojmë për të arritur në vijat e përcaktuara në drejtim të Bahmutit”, th Syrskiy.

Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një llogore pas bombardimeve ruse.
 

Një tjetër ushtar duke mbajtur pozicionin e tij në llogore.

Një ushtar i plagosur ukrainas.

Ushtarët e plagosur duke pritur që të evakuohen.

Ushtarë ukrainas duke shkuar në pozicionet e tyre. Forcat e Kievit në rajonin juglindor të Zaporizhjës kanë thyer mbrojtjen ruse, sipas një grupi hulumtues me seli në Shtetet e Bashkuara.

Në fushat midis pozicioneve ruse dhe ukrainase afër Bahmutit, bombat e hedhura kanë krijuar kratere në tokë.  Në atë që është cilësuar si “përparim i dukshëm”, trupat ukrainase kanë thyer mbrojtjen ruse javën e kaluar dhe kanë rimarrë kontrollin e fshatit Robotjne.

Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.