Beteja për shpëtimin e Liqenit të Ohrit

Një fotografi nga maji i hershëm shfaq makineri të rënda duke rrënuar një strukturë të ndërtuar ilegalisht në brigjet e Liqenit të Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.

Kisha e Shën Gjonit Teolog në bregun maqedonas.

Liqeni i Ohrit ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe pranë tij ndodhen disa prej kishave më të vjetra sllave në Evropë. Më 1979, pjesa maqedonase e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pamje e fshatit Lin, në anën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

Më 2019, edhe pjesa shqiptare e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore.

Restorante dhe bujtina, të ndërtuara në brigjet e liqenit, në fshatin maqedonas të Tërpejcës.

Në të njëjtën mbledhje të 2019-s, UNESCO-ja mori një "projektvendim", duke rekomanduar që liqeni të vendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore.

Një restorant lundrues në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

UNESCO-ja ka denoncuar ndotjen, "ndërtimet e shumta të pakontrolluara urbane" nëpërmjet projekteve ilegale ndërtimore, dhe "keqpërdorimin e zonave bregore".

Turistë duke pushuar në bregun e liqenit.
 
Ambientalistët thonë se një varg ndërtimesh ilegale dhe mbeturinat nga këto prona po ndikojnë në prishjen e cilësisë së ujit të liqenit.

Një ekskavator, që raportohet se është angazhuar nga Komuna e Ohrit, përdoret për të pastruar bregun maqedonas të liqenit, në maj.
 
Aktivistët vendës, si ata nga "OhridSOS", thonë se rrënimet e fundit të kryera përreth liqenit po bëhen sa për sy e faqe, për të qetësuar monitoruesit e UNESCO-s.

 

Pamje e qytetit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut.
 
Disa vendës tregojnë se shumë struktura të ndërtuara ilegalisht, përfshirë hotele të njohura, nuk po preken, ndërsa rrënimit po i nënshtrohen disa ndërtime të parëndësishme.

Më 2020, janë zbuluar dokumente që tregojnë se pronarët e 416 pronave, të ndërtuara ilegalisht në vijën bregore të pjesës maqedonase të Ohrit, kanë aplikuar për "legalizimin" e ndërtimeve të tyre, në kuadër të një ligji të ri kundërthënës.

Ndërkohë, disa njerëz dyshojnë se ky zjarr i madh që shpërtheu në fund të prillit ishte ndezur qëllimshëm, për t'i hapur rrugë një projekti të ri ilegal ndërtimor në bregun maqedonas.

Vendësit në Strugë shikojnë ujin duke rrjedhur nga Liqeni i Ohrit në Lumin Drin.
 
UNESCO-ja pritet të vendosë përfundimisht në qershor, nëse Ohri do të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik.