Vazhdon beteja e Ukrainës për "fortesën e Bahmutit"

Një ushtar ukrainas i plagosur duke u bartur nga vija e frontit pranë Bahmutit, më 23 mars.

Me gjithë numrin në rritje të viktimave nga të dyja palët, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral koloneli Oleksandr Syrskiy tha se ofensiva ruse mbi Bahmut po bënte që forcat ruse të "humbnin fuqi të konsiderueshme".

Mjekët duke bartur një ushtar të plagosur.

"Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë dikur pranë Kievit, Harkivit, Balaklias dhe Kupianskut", tha Syrskiy, duke iu referuar kundërofensives së Ukrainës vitin e kaluar që i largoi forcat ruse nga kryeqyteti i vendit dhe nga zona të mëdha të verilindjes.

 

Ushtarët ukrainas duke ngarkuar një predhë në një obus 105-milimetërsh M119.

Një obus ukrainas M119 105-milimietërsh duke qëlluar drejt pozicioneve ruse.

Një ushtar ukrainas duke mbajtur në duar një mace afër vijës së frontit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të paparajmëruar pranë Bahmutit më 22 mars, me ç'rast edhe ndau çmime për ushtarët që mbrojnë sovranitetin e vendit.

Ushtarë ukrainas, njëri duke tymosur një cigare në hyrje të një bodrumi.

Ushtarët ukrainas i drejtohen Bahmutit me një automjet luftarak të këmbësorisë BMP.

Ushtarët ukrainas duke pushuar në strehimoren e tyre në bodrum.

Rusia, e cila i referohet Bahmutit me emrin Artyomovsk të epokës sovjetike, thotë se kapja e qytetit të shkatërruar do ta lejojë atë të nisë më shumë ofensiva më thellë territorit ukrainas.

Një ushtare ukrainase nga pozicioni i saj pranë vijës së frontit.

Ushtarët ukrainas duke qëlluar me një obus në pozicionet ruse më 21 mars.

Pavarësisht se grupi mercenar rus, Wagner, pretendon se ka pushtuar deri në 70 për qind të qytetit të shkatërruar, Ukraina refuzon të heqë dorë nga kontrolli i Bahmutit.
 

Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)