Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po vazhdojnë në Bahmut, qyteti i Donjeckut që ka qenë fokusi kryesor i ofensivës së Moskës në rajonin e Donbasit, përderisa raportohet se Kievi ka fituar në zona të caktuara të frontit, ndërsa vendi përgatitet për një kundërsulm të shumëpritur.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se në 24 orët e fundit, forcat ukrainase u mbrojtën me sukses kundër 44 sulmeve ruse në Bahmut, ndërsa vija e frontit Bahmut-Avdivka-Marinkavazhdon të bombardohet rëndë nga forcat ruse.
Më 11 maj, u raportua për përparime të Ukrainës në rajone të ndryshme, duke përfshirë Bahmutin, por Rusia shpejtoi t'i mohonte ato. Mohimet qarkulluan nga blogerët ushtarakë pro-Moskës dhe Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner që ka luajtur një rol kyç në betejën për Donjeckun.
SHIKONI EDHE: Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e UkrainësMinistria ruse e Mbrojtjes deklaroi se “situata në zonën e operacionit special ushtarak ishte nën kontroll".
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu u përpoq të qëndronte optimist, duke thënë se "operacioni special ushtarak" kundër Ukrainës kishte qenë sfidues, por këmbënguli se disa qëllime ishin arritur.
Prigozhin pretendoi më 11 maj se kundërofensiva e Ukrainës ishte tashmë duke u zhvilluar.
Në zonën e Bahmutit, tha ai, forcat e armatosura ukrainase "po godasin krahët tanë dhe, për fat të keq, në disa vende ato janë të suksesshme".
Presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë raportimet, duke thënë në një intervistë me transmetuesit evropianë se Kievi po vonon fillimin e kundërofensivës sepse i mungojnë armët perëndimore për të pasur sukses pa pësuar shumë viktima.
Your browser doesn’t support HTML5
Zelensky tha se është e mundur që "ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm".
"Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme", citohet të ketë thënë ai. "Kështu që duhet të presim. Na duhet akoma pak më shumë kohë... Përsa i përket pajisjeve, jo gjithçka që na duhet ka ardhur ".
Përgatitjet e Ukrainës për një kundërofensivë morën një shtytje të rëndësishme më 11 maj, kur Britania njoftoi se po furnizonte atë me raketa me rreze të gjatë, duke i dhënë Kievit aftësinë për të goditur trupat ruse.
Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace u konfirmoi ligjvënësve britanikë se Mbretëria e Bashkuar do t'i dhurojë Ukrainës raketat Storm Shadow.
SHIKONI EDHE: Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse u tërhoqën rreth Bahmutit"Përdorimi i Storm Shadow do t'i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran ukrainas", shtoi ai pa specifikuar se sa të tilla janë dorëzuar.
Raportet e mediave britanike thanë se Kievi kishte premtuar se nuk do t'i përdorte raketat për të goditur brenda territorit rus.
Kremlini kërcënoi me masa "reciprioke" për t'iu përgjigjur lëvizjes së Londrës.
"Kjo do të kërkojë një përgjigje reciproke nga ushtria jonë, e cila patjetër do të marrë vendimet e kërkuara në aspektin ushtarak", u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.