Beteja disamujore për Bahmutin
Forcat ukrainase duke sulmuar me tank T-72 pozicionet ruse në vijën e frontit në Bahmut më 26 mars.
Një ditë më herët, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, tha se situata në dhe përreth Bahmutit është “stabilizuar” pavarësisht se mercenarët rusë të Grupit Wagner po udhëheqin sulmin për kapjen e këtij qyteti të rrënuar.
Bahmuti, që gjendet në mes të dy rrugëve kryesore, para nisjes së luftës kishte një popullsi prej 70.000 banorësh. Tani, ky qytet është pothuajse i shkatërruar tërësisht nga luftimet intensive.
Ushtarët ukrainas në llogoret përgjatë vijës së frontit.
Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.
Ushtarët ukrainas duke lëvizur me një autoblindë.
Helikopterët ukrainas të llojeve Mi-8 dhe Mi-24 duke kryer misione ndaj caqeve ruse.
Ushtarët ukrainas duke sulmuar me mortajë pozicionet ruse.
Beteja për Bahmutin është cilësuar si “kasaphane” për shkak të sulmeve të dhunshme dhe të përgjakshme me artileri dhe këmbësori.
Një ushtar ukrainas duke pushuar në një strehimore përgjatë vijës së frontit.
Një ushtar ukrainas në një strehimore afër vijës së frontit, duke mbajtur në duar një libër të shenjtë, gjysmë të djegur.
Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke qëndruar në pozicionin e tij në afërsi të vijës së frontit më 24 mars.
Një ushtar ukrainas nga brigada e 28-të duke sulmuar me granatahedhës pozicionet ruse.
Rusia, që i referohet Bahmutit me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, ka thënë se kapja e këtij qyteti është thelbësore për të kompletuar kapjen e rajonit industrial të Donbasit, që është qëllimi kryesor i saj në luftë.
Një ushtar i plagosur ukrainas duke bërë me dorë simbolin e fitores.
Pavarësisht humbjeve të mëdha, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 27 mars se mbrojtja e Bahmutit është “nevojë ushtarake”, teksa ai lavdëroi rezistencën e forcave të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”.