Beslan: Tri ditët e terrorit

Ushtarët rusë në pozicione para Shkollës Nr. 1 në Beslan, pasi militantët sulmuan ndërtesën më 1 shtator 2004.

Gratë qëndrojnë jashtë shkollës në ditën e parë të krizës së pengjeve.

Një televizion në rusisht, NTV, tregon ushtarët  e forcave speciale jashtë shkollës.

Një ushtar mbart një fëmijë pasi militantët kanë liruar 26 gra dhe fëmijë, në ditën e dytë të krizës.

Vullnetarët bartin një civil të lënduar, ndërsa ushtarët sulmojnë shkollën më 3 shtator, ditën e tretë të krizës së pengjeve. Një numër dëshmitarësh thanë se panë zjarr dhe tanke në shkollë. 

Një burrë ndihmon dy të reja, pengje, që arritën të iknin nga shkolla pasi forcat speciale sulmuan ndërtesën.

Pengjet e fundit të liruara, ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë shkollës.

Djemtë strehohen në një automjet pas ikjes së tyre nga shkolla.

Një burrë bart një djalë të lënduar.

Një pamje e shkollës së dëmtuar në ditën pasi forcat speciale përfunduan rrethimin.

Një nënë ledhaton flokët e vajzës së saj të lënduar, ndërsa ajo trajtohet në një spital në Vladikavkaz, kryeqyteti rajonal i Osetisë së Veriut.

Të afërmit përpiqen t'i identifikojnë trupat e viktimave jashtë një morgu, në Vladikavkaz.

Të afërmit e viktimave në varrezat në Beslan.

Dy vajza të vogla prekin fotografitë e pengjeve që mbetën të pagjetura  tri ditë pas përfundimit të krizës së pengjeve.

Një përmbarues përpiqet t'i qetësojë gratë, gjatë gjykimit të Nurpashij Kulayevit, i vetmi militant i arrestuar gjatë krizës së pengjeve të Beslanit, në një gjykatë në Vladikavkaz, më 19 maj 2005.

Nurpashi Kulayev, i vetmi militant i mbijetuar i rrethimit të Beslanit, u dënua me burgim të përjetshëm më 26 maj 2006.

Anëtarët e familjes shprehën zemërimin e tyre në gjykatë në vitin 2007, pasi tre policë të implikuar në këtë ngjarje, u amnistuan. Punonjësit e policisë u akuzuan për neglizhencë në trajtimin e krizës.