Tubimi i ultranacionalistëve në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës
Protestuesit marshuan nëpër Beograd më 12 dhjetor në mbështetje të serbëve të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në rrugët kryesore në veriun e Kosovës.
Protestat u nxitën nga arrestimi i policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ishte pjesë e dorëheqjeve në masë të serbëve, të cilët pohuan se Kosova ka shkelur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Pantiq u arrestua mbi dyshimet për terrorizëm të brendshëm, dhe u akuzua për kryerje të sulmeve ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës.
Demonstruesit duke ndezur mjete piroteknike gjatë tubimit në Beograd kundër veprimeve të autoriteteve në Kosovë.
Një protestues duke djegur një flamur të Kosovës në Beograd, më 12 dhjetor.
Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për shtensionim të situatës edhe nga Kosova, edhe nga Serbia, përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar dislokimin e trupave serbe në veriun e Kosovës, duke ngjallur frikë për një luftë të re.
Serbët e Kosovës bllokuan rrugën afër fshatit Rudarë, Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës, më 11 dhjetor.
Qeveria e Serbisë, si dhe ajo e Rusisë, refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë atë pjesë të Serbisë, ndonëse Beogradi nuk ka kontroll formal atje. Gjithsej 99 nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tani e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Paqeruajtësit e NATO-s nga Gjermania duke ecur para një bllokade rrugore të ngritur nga serbët e Kosovës në Rudarë, më 12 dhjetor.
Kamionë të rëndë duke bllokuar rrugën afër fshatit Rudarë, në veriun e Kosovës, më 12 dhjetor.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ndërmjetësuar në negociatat e parapara për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2012.
Serbët e Kosovës duke u ngrohur, afër fshatit Rudarë, më 13 dhjetor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 13 dhjetor se Prishtina do të dorëzojë këtë javë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që pritet të zgjasë me vite, nëse jo dekada, dhe i cili varet nga normalizimi i raporteve me Serbinë.