Bebja e bunkerit njeh vetëm jetën nëntokësore në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Olha Shevchenko ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur Rusia nisi pushtimin e shkallës së gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt. Pasi shtëpia e saj në fshatin Prudjanka u bombardua po atë mëngjes, ajo iku në Harkivin e afërt, dhe u strehua në një bunker përfund një fabrike ku punon bashkëshorti i saj. Dy muaj më vonë u lind djali i saj, Zhenya, i cili tërë jetën e tij e ka kaluar në vendstrehimin kundër bombave. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)