Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që “të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore në lidhje me shpronësimin e pronës së paluajtshme”, dhe të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të garantuar respektimin e të drejtave pronësore të pronarëve të tokave.
Sipas BE-së, Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë një sërë procedurash përpara përfundimit të procesit, sepse shpronësimi është një proces i ndjeshëm nga natyra.
“Procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi i avancuar dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të përfundojë”, nënvizon deklarata e BE-së.
Më 10 maj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq dhe Zubin Potok.
SHIKONI EDHE: Qeveria vazhdon shpronësimin në veri të Kosovës, banorët protestojnëSiç është paralajmëruar nga autoritetet kosovare, shpronësimi kryhet me qëllim të “realizimit të projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Aksionet përgatitore për shpronësimin e tokës në Leposaviq kanë filluar në fillim të vitit, por popullata vendase serbe e kundërshton ashpër atë, duke pretenduar se është një “proces i paligjshëm”.
Ata po ashtu theksojnë se problemi më i madh për serbët në veri është se qëllimi i shpronësimit është ndërtimi i një baze për policinë kufitare të Kosovës.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në fshatin Dren, në Komunën e Leposaviqit, ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon".
BE-ja thotë se e sheh me shqetësim ndërtimin e bazave, dhe bëri u thirrje autoriteteve për adresim adekuat të procesit.
SHIKONI EDHE: Qeveria e Kosovës diskuton me banorët lokalë në veri për shpronësiminSipas BE-së “themelimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore - në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit - ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”.
Në mes të shkurtit, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një seancë të hapur dëgjimore në Leposaviq dhe Zubin Potok pasi serbët vendas kundërshtuan shpronësimit.
Po ashtu, pronarët e parcelave që janë objekt i shpronësimit kanë paraqitur padi në gjykatat kompetente në Prishtinë për të parandaluar atë që ata e konsiderojnë si proces të kundërligjshëm.