Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që po merr pjesë në samitin e Versajës, u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë.
“Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare më të bashkuara”, tha Borrell.
“Putini besonte se do ta pushtonte Ukrainën - ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante - ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borrell.
SHIKONI EDHE: Wesley Clark: NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të sajPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se lufta e Putinit ishte një moment përcaktues për Evropën.
“Në këtë samit do të rimendojmë mbrojtjen evropiane me kapacitete të forta, do të rimendojmë energjinë”, tha ajo.
“Do të diskutojmë gjithashtu për Ukrainën si pjesë e familjes sonë evropiane. Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike me të cilën kemi një fat të përbashkët”, shtoi ajo.
Në samitin e Versajës në Paris, udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e Perëndimit nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike dhe morale për Ukrainën.
SHIKONI EDHE: BE-ja shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë