Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se ekzekutivi i BE-së, do të finalizojë "deri në fund të javës së ardhshme" opinionin e nëse Ukraina duhet të jetë një vend kandidat për t'iu bashkuar BE-së apo jo.
“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme", i tha në Kiev, presidentja e KE-së, Von der Leyen, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Shefja e KE-së, Von der Leyen, bëri një vizitë befasuese të shtunë në Kiev të Ukrainës, shtet ky që po përballet me agresionin rus që nga data 24 shkurt.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se përgjigja pozitive do të ishte një hap i rëndësishëm për vet Bashkimin Evropian.
"Një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian ndaj aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE do të ishte një përgjigje pozitive për pyetjen nëse projekti evropian ka një të ardhme apo jo”, deklaroi Zelensky.
Në fund të muajit shkurt, Ukraina ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Pavarësisht se disa ligjvënës të BE-së e mirëpritën aplikimin, anëtarësimi i Ukrainës duket ende proces i largët.
SHIKONI EDHE: Raportohet se Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BEKa qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka thënë se nuk mund të ketë një inkuadrim të shpejt , pasi siç ka thënë ai, gjithmonë duhet respektuar procedurat, ndryshe tha ai, i humbet serioziteti procesit të zgjerimit.
Në ndërkohë liderët ukrainas përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, kanë bërë thirrje për anëtarësim të shpejt të Ukrainës në kuadër të bllokut.