Numër i madh viktimash në betejën për Bahmutin
Një obus vetëlëvizës qëllon në pozicionet ruse pranë Bahmutit, në rajonin e Donjeckut. Forcat e Ukrainës zmbrapsën disa sulme ruse në dhe rreth qytetit të shkatërruar lindor, ndërsa komandantë nga të dyja palët thanë se situata është "e vështirë".
Një imazh satelitor, i bërë në janar, tregon peizazhin e një fushe në periferi të Bahmutit. Analistë ushtarakë thonë se Rusia dhe Ukraina kanë pësuar një numër të lartë viktimash në betejën për kontrollin e qytetit.
Ushtarë ukrainas drejtojnë një automjet MT-LB drejt vijës së frontit, më 11 mars. Forcat e rregullta ruse dhe ushtarë nga grupi famëkeq rus, Wagner, kontrollojnë pjesën më të madhe të lindjes së Bahmutit dhe rrethinat e tij në veri dhe jug.
Ushtarë ukrainas përgatisin predha artilerie.
Ushtarë ukrainas qëllojnë me një obus M119 në drejtim të pozicioneve ruse.
Ushtarë ukrainas përgatiten t'i bashkohen betejës në vijën e parë të frontit.
Një ushtar ukrainas bart municion.
Një automjet i blinduar, i drejtuar nga ushtarë ukrainas, shkon drejt qytetit të Bahmutit.
Një tjetër ushtar vë në shënjestër pozicionet ruse.
Një anëtar i grupit Wagner pret për t'u marrë në pyetje pasi u kap nga ushtarët ukrainas pranë Bahmutit. Themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, e përshkroi situatën në Bahmut si "të vështirë, shumë të vështirë", më 10 mars. "Sa më shumë që i afrohemi qendrës së qytetit, aq më të vështira bëhen luftimet", tha ai.
Ushtarët ukrainas qëllojnë pozicionet ruse me një obus 155 mm M777. Javën e kaluar, Kievi tha se ka vendosur ta mbrojë Bahmutin, në vend se t'i tërheqë forcat e tij. Beteja disamujore për këtë qytet është bërë më e përgjakshmja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.