Përsëri barrikada në veri të Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Që prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të Kosovës. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në këto dy lokacione, teksa dy shtetet shkëmbyen akuza për vendosjen e kësaj mase. Institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve. Serbët për herë të parë kanë ngritur barrikada në shenjë proteste në vitin 2011 për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të Kosovës në veri. Që atëherë, barrikadat janë simbol i jostabilitetit në veri të Kosovës.