Barrikadat e reja përmes fotove
Barrikada e vendosur te vendi i quajtur Shkëmbi i Dudës (Dudin krsh). Kjo barrikadë ësthë vendosur në urën që lidh Mitrovicën e Veriut me rrugën kryesore Prishtinë - Rashkë.
Barrikada e vendosur tek udhëkryqi i Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut. Ky vend gjendet afër Lagjes së Boshnjakëve, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.
Me vendosjen e barrikadës në Shkëmbim e Dudës (Dudin krsh) pamundësohet lëvizja nga Mitrovica e Jugut drejt Zveçanit, një nga katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.
Policia e Kosovës tha se barrikadat e reja janë vendosur nga "persona apo grupe kriminale" që synojnë të bllokojnë edhe më tej lirinë e lëvizjes.
Deri më tani, disa serbë lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt dy pikave kuftiare - Jarinjë dhe Bërnjak - që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Barrikada e vendosur afër Shkollës Teknike.
Në Mitrovicë të Veriut, ku më 27 dhjetor u vendosën barrikadat, ka prani të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Rruga afër Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut është bllokuar me mjete të rënda.
Barrikada e vendosur afër Lagjes së Boshnjakëve, është barrikada e vetme që deri më tani është vendosur në një qytet në veri të Kosovës, teksa serbët lokalë, që nga 10 dhjetori, përmes barrikadave, po kundërshtojnë arrestimin e një ish-polici serb.
Serbët kanë kërkuar lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq, dhe kanë paraqitur disa kushte të tjera për heqjen e barrikadave. Qeveria e Kosovës ka thënë se Pantiq dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Qeveria ka thënë se po pret që KFOR-i të veprojë për heqjen e barrikadave.