Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters, duke u thirrur në disa burime.
Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një pozitë të lartë në Qeveri.
Një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.
Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.
SHIKONI EDHE: Kush është Mullah Baradar – fytyra më publike e talibanëveShumë udhëheqës botërorë janë duke pritur për të parë nëse veprimet e administratës së ardhshme talibane do të jenë në përputhje me premtimet e grupit islamik, se ai do të jetë më i moderuar se gjatë sundimit brutal të tij, në periudhën 1996-2001.
Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.
SHIKONI EDHE: A do të qëndrojnë talibanët të bashkuar në qeverisje?SHBA-ja dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talibanët nga pushteti.
Ata u rikthyen në pushtet pas një ofenzive disamuajshe kundër forcave të Qeverisë së kaluar.