Banorët e Gazës s'kanë ku strehohen nga sulmet izraelite

Një person mban në duar një fëmijë ndërsa palestinezët mblidhen në vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.

Palestinezët, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, shihen duke fjetur në tokë në Han Junis në Rripin e Gazës, 23 tetor 2023.

Një djalë i vogël palestinez, një nga të mbijetuarit e paktë të familjes Allamdani, i cili u largua në Rripin jugor të Gazës. Për t'u ikur sulmeve të vazhdueshëm ajrore izraelite në qytetin e Gazës familja e tij u vendos në një strehimore, e cila u godit më vonë nga avionët izraelitë. Në këtë sulm u vranë 13 të afërm të tij. 

Një grua kalon pranë tendave në një kamp të ngritur. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që zhvendosen në jug, në Han Junis.

Kështu duket vendi ku është kryer një sulm izraelit mbi ndërtesat e banimit në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.

Palestinezët mblidhen në vendin ku ndodhën sulme izraelite mbi shtëpitë e banorëve.

Disa palestinezë duke shikuar pranë rrënojave të një xhamie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Palestinezët shikojnë vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis në Rripin jugor të Gazës, 23 tetor 2023.

Mbetjet e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në Han Junis, 23 tetor 2023.  

Një foshnjë palestineze e lindur parakohe e vendosur në një inkubator në repartin e maternitetit të spitalit Shifa, i cili sipas zyrtarëve shëndetësorë, është në prag të mbylljes pasi po i mbaron karburanti dhe nga mungesa e energjisë elektrike në Gaz.

Një fëmijë palestinez, i cili u plagos në një sulm izraelit, qëndron shtrirë në ulëset e spitalit në qytetin e Gazës, 23 tetor 2023.

Një palestinez dhe djali i tij, të cilët u plagosën në një sulm izraelit, qëndrojnë ulur në dysheme në spitalin Shifa, në qytetin e Gazës, më 23 tetor 2023

Disa njerëzit qëndrojnë pranë trupave të palestinezëve që u vranë në sulmet izraelite, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez, Hamas, vazhdon, në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.

Një djalë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, Han Junis, Rripi jugor i Gazës, 23 tetor 2023.

Një ndërtesë banimi e shkatërruar nga sulmet izraelite në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.

Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)