Babadimrat ndërrojnë sajat me gondolat e Venedikut

  • Reuters

Në prag të festave të fundvitit, një mori babadimrash zëvendësuan sajat me gondola dhe vërshuan Kanalin e Madh të Venedikut.

Të veshur me kostume Babadimri, këta të rinj po drejtojnë një prej gondolave të famshme të qytetit italian. 

Pjesëmarrësit me kostume Babadimri duke lundruar përgjatë Kanalit të Madh në Venedik, Itali, 22 dhjetor 2024.

Dikush u kujdes që me vete ta kishte një bredh të vogël të zbukuruar me drita.  

Këta Babadimra i dhanë ngjyra e gjallëri Kanalit të Madh teksa lundronin pranë ndërtesave me arkitekturë të vjetër romake.  

Të fotografuar nga larg, pjesëmarrësit dukej sikur po garonin me gondolat e tyre.

Gondolat e kuqe mbanin Babadimrat dhe ndonjë thes dhuratë sikurse në këtë foto. 

Një varkë e zbukuruar me dekore festash të fundvitit. 

Një njeri i veshur si Babadimri duke tundur një zile ndërsa të tjerët përreth tij janë fytyrëqeshur.  

Një varg gondolash që bartin njerëz të veshur me kostume Babadimri.

Njerëzit e veshur si Babadimra lundruan fare pranë shtëpive në qytetin mbi ujë.

Babadimrat mbërritën me varka dhe gondola në qytetin e Venedikut, duke e dhënë ngjyrë të kuqe Kanalit të Madh dhe duke sjellë gëzim e magji në qytet një javë para Krishtlindjes.