Ushtria ukrainase ka thënë të martën se është duke punuar për të evakuuar të gjitha trupat ushtarake që kanë mbetur në fabrikën Azovstal në Mariupol.
Kjo nënkupton se Rusia merr kontrollin e qytetit pas disa muajsh bombardime.
Evakuimi i qindra luftëtarëve, disa edhe të plagosur, mund të shënojë fundin e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme në luftën në Ukrainë dhe mund të konsiderohet si humbje për këtë shtet.
Qyteti i Mariupolit është shkatërruar pas pushtimit rus dhe Ukraina ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në të.
Your browser doesn’t support HTML5
Ndonëse pjesa tjetër e Mariupolit veçse ka qenë nën kontrollin rus, qindra ukrainas dhe civilë kanë qenë të bllokuar në brendësi të fabrikës së çelikut, Azovstal.
Civilët që kanë qenë në ato ambiente, janë evakuuar ditëve të fundit dhe më shumë se 260 trupa janë larguar nga fabrika për të kaluar në zonat e kontrolluara nga forcat ruse në orët e vona të së hënës.
“Garnizoni i Mariupolit e ka përmbushur misionin e tij luftarak”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një deklarate.
“Komanda ushtarake supreme ka urdhëruar komandantët e njësiteve të stacionuara në Azovstal që të ruajnë jetët e personelit. Mbrojtësit e Mariupolit janë heronjtë e kohës sonë”, është thënë në deklaratë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, ka thënë se 53 luftëtarë të plagosur janë dërguar në spital në qytezën Novoazovsk, të kontrolluar nga rusët, derisa 211 të tjerët janë dërguar në qytezën Olenivka, zonë e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Your browser doesn’t support HTML5
Të gjithë të evakuuarit janë subjekt i këmbimeve potenciale të të burgosurve me Rusinë, ka shtuar ajo.
Rreth 600 trupa besohet se kanë qenë në fabrikë.
Ushtria ukrainase ka thënë se janë duke u bërë përpjekje për të evakuuar edhe pjesën tjetër që ka mbetur brenda.
“Shpresojmë se do të arrijmë të ruajmë jetët e djemve tanë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në orët e para të së martës.
“Disa janë shumë të plagosur. Ata janë duke marrë trajtim shëndetësor. Ukrainës i duhen heronjtë e gjallë”.
Shpërthime në Lviv, luftime në Harkiv
Moska e quan luftën e saj në Ukrainë si “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të këtij shteti dhe për luftim të fashistëve, pretendim që Kievi dhe Perëndimi e shohin të pabazë.
Forcat pushtuese ruse janë zmbrapsur disa herë prej nisjes së luftës, përfshirë edhe tërheqjen nga zonat e Kievit në fund të muajit mars.
SHIKONI EDHE: Shefi i NATO-s: Ukraina mund ta fitojë këtë luftëNjë kundërsulm i forcave ukrainase në ditët e fundit ka larguar forcat ruse edhe nga zonat afër Harkivit, qytetit më të madh në lindje të Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se forcat ruse janë duke marrë përforcime dhe po përgatiten për të nisur ofensivën afër qytezës strategjike Izjum.
Ndërkohë, zonat rreth Kievit dhe qytetit perëndimor Lvivit, afër kufirit me Poloninë, kanë vazhduar të përballen me sulme ruse.
Është raportuar për një seri shpërthimesh në orët e hershme të së martës në Lviv, mirëpo nuk ka raportime për viktima apo dëme.
SHIKONI EDHE: A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?Të hënën, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se trupat ushtarake kanë avancuar deri në kufirin rus, rreth 40 kilometra në veri të Harkivit.
Suksesi afër Harkivit mund t’i mundësojë Ukrainës që të sulmojë linjat e furnizimit të Rusisë.
Zbutja e qëndrimeve të Putinit për NATO-n
Rusia është përballur me sanksione të ashpra për shkak të luftës në Ukrainë, mirëpo ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë dështuar t’i bëjnë presion Hungarisë për të hequr veton ndaj propozimit për embargo të naftën ruse.
Kompania amerikane McDonald’s është bërë marka më e madhe globale që është larguar nga Rusia, dhe ka bërë të ditura planet për të shituar të gjitha restorantet në këtë shtet pas më shumë se 30 vjetësh.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
“Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete – asnjë. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putin.
SHIKONI EDHE: Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-sKëto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë.
Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit si arsyetim për pushtim të Ukrainës.
Putin ka thënë se zgjerimi i NATO-s po shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përshkallëzuar situatën edhe ashtu të vështirë të sigurisë globale, dhe se Rusia do të përgjigjet nëse aleanca afron armët apo trupat më tutje.
“Zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor do të provokonte përgjigjen tonë”, ka thënë Putin.
Finlanda dhe Suedia, të dyja shtete të papërfshira në Luftën e Ftohtë, kanë thënë se duan të mbrohen nga NATO-ja, e cila parasheh që nëse sulmohet një shtet, ky veprim konsiderohet sulm ndaj të gjitha shteteve tjera anëtare.
SHIKONI EDHE: Erdogan: Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës mos të vijnë në TurqiMegjithatë, planet e Finlandës dhe Suedisë mund të bllokohen, pasi Turqia, anëtare e NATO-s, ka thënë se nuk do të miratojë anëtarësimin e tyre.