Azerbajxhani zapton një Nagorno-Karabak të pajetë
Automjete të braktisura në rrugë më 2 tetor në Stepanakert, i njohur si Xankendi nga Azerbajxhani, pas eksodit masiv të armenëve etnikë nga rajoni i Nagorno-Karabakut.
Ndërsa Azerbajxhani hyn për të riafirmuar kontrollin e Nagorno-Karabakut, ai po fiton një rajon pa jetë, që ngjan me qytete fantazmë.
Një kukull dhe gjëra personale të fëmijëve shihen në tokë në kryeqytetin rajonal, Xankendi/Stepanakert.
Më 2 tetor, një nga autobusët e fundit që transportonte armenë etnikë nga Nagorno-Karabaku u largua nga provinca, duke mbyllur një javë të vështirë ku rreth 100.000 njerëz u larguan pas marrjes nën kontroll të rajonit nga Azerbajxhani.
Një imazh satelitor tregon rrugët e zbrazëta të Xankendit më 29 shtator.
Qeveria armene tha më 2 tetor se rreth 100.514 banorë nga gjithsej 120.000 banorë të rajonit kishin kaluar në Armeni.
Një automjet i braktisur i parkuar para një dyqani të mbyllur në Xankendi më 2 tetor.
Eksodi i popullit të rajonit pasoi një fushatë 24-orëshe që filloi më 19 shtator, kur forcat e Azerbajxhanit shkatërruan forcat armene rë paarmatosura në rajonin e Nagorno- Karabakut, duke i detyruar ata të kapitullonin.
Makina të braktisura në një rrugë të shkretë në Xankendi.
Pas gjashtë vjet luftimesh të separatistëve që përfunduan në vitin 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabaku ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia, duke kthyer në refugjatë rreth 1 milion nga banorët e saj azerbajxhanas.
Azerbajxhani rimori pjesë të rajonit të shkëputur pas një konflikti 6-javor në vitin 2020, së bashku me territorin përreth që forcat armene etnike e kishin kapur më parë.
Një grup gazetarësh ndërkombëtarë duke filmuar një helikopter ushtarak të paqeruajtësve rusë teksa fluturon mbi një fushë jashtë Xankendit më 2 tetor.
Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që u dislokuan në Nagorno-Karabak pas luftës së vitit 2020 se qëndruan pranë dhe nuk arritën të ndalonin sulmin e Azerbajxhanit. Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se trupat e saj nuk kishin mandat për të ndërhyrë.
Xankendi
Zyra presidenciale e Azerbajxhanit tha se Bakuja kishte paraqitur një plan për "riintegrimin" e armenëve etnikë në rajon, duke vënë në dukje se "barazia e të drejtave dhe lirive, përfshirë sigurinë, është e garantuar për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo gjuhësore".