Alexei Liptser, avokati i politikanit të burgosur opozitar Aleksei Navalny, i cili është në grevë urie tash e tri javë, ka thënë se klienti i tij duket “keq”, duke rritur shqetësimet për shëndetin e kritikut të Kremlinit.
Navalny është transferuar në spitalin e burgut, pas presionit në rritje nga Perëndimi.
Lipster është takuar shkurt me Navalnyn më 19 prill dhe ka thënë se ndonëse situata “po përkeqësohet”, 44-vjeçari është i vendosur të vazhdojë grevën e urisë, pavarësisht gjendjes shëndetësore.
“Avokati e ka parë Navalnyn për pak minuta dhe më pas është larguar nga zyrtarët e burgut. Mjekëve civilë nuk u është lejuar ta shohin atë dhe ai nuk do ta ndalë grevën”, ka thënë koordinatori i rrjetit të lëvizjes së Navalnyt Leonird Volkov, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar Lipsterin të ketë thënë se mjekut të Navalnyt sërish nuk i është mundësuar ta vizitojë atë.
Disa ditë më parë, mjekët personalë të Navalnyt dhe tre zyrtarë tjerë, kanë thënë se Navalny mund të përballet me sulm në zemër “çdo minutë”.
SHIKONI EDHE: Paralajmërohen pasoja për Rusinë, nëse Navalny vdesLideri opozitar është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur nga Gjermania në Rusi.
Në Berlin ai është trajtuar nga helmimi që i është bërë në Siberi.
Nëpër laboratorët evropianë është vërtetuar se Navalny është helmuar me agjent nervor.
Ai ka akuzuar presidentin rus Vlamir Putin për helmimin, pretendim që Kremlini e mohon.
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar Nanvalnyn më 2 vjet e gjysmë burgim, për akuza që ai i konsideron të motivuara politikisht.