Pamje nga vendi i incidentit me autobus në Bullgari

Zyrtarët duke punuar në vendin ku ndodhi aksidenti i një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut, në të cilin humbën jetën të paktën 46 persona, në një autostradë afër fshatit Bosnek, në jug të Sofjes, në Bullgari.

Pjesëtarët e njësitit të mjekësisë ligjore pranë autobusit të djegur, në Bullgari.

Vendi ku një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut u kaplua nga flakët në një autostradë, afër fshatit të Bosnekut, në Bullgari.

Zjarrfikësit dhe zyrtarët e mjekësisë ligjore pranë autobusit të djegur, në Bullgari.

Autobusi i djegur në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët duke qëndruar afër vendit ku ka ndodhur incidenti me autobus në Bullgari.

Një zyrtar i departamentit të forenzikës shihet në vendin e ngjarjes.

Tjetër pamje nga vendi i ngjarjes.

Udhëtarët është raportuar se janë nga Maqedonia e Veriut.

Punëtorë të mediave shihen duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Një gazetare shihet duke raportuar drejtpërdrejt nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Në mesin e viktimave është raportuar se ka edhe fëmijë.