Australianët gjejnë kapsulën radioaktive që humbi javën e kaluar gjatë transportimit

Sidenei, Australi. Fotografi ilustruese.

Autoritetet në Australi thonë se e kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila humbi javën e kaluar gjatë transportimit.

Një kërkim i madh ishte duke u zhvilluar për disa ditë, kur kjo kapsulë humbi teksa po transportohej përgjatë një rruge 1.400 km (870 milje) nëpër Australinë Perëndimore.

Gjigandi i minierave, Rio Tinto, kërkoi falje për humbjen e pajisjes, mund të kishte paraqitur një rrezik serioz.

Kapsula, e cila ka diametër është 6 milimetra (0,24 inç) dhe është e gjatë 8 milimetra, përmban një sasi të vogël të Caesium-137 (ose radiocaesium), që mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.

Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara, përfshirë detektorë rrezatimi, gjatë kërkimit të saj.

Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley.

Rio Tinto ka thënë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.