Para pushtimit rus, artisti i lindur në Odesa, Ihor Husev, arriti sukses të konsiderueshëm brenda dhe jashtë vendit me pikturat e tij fantastike, si: “Një balerin qëndron në shinat e trenit mbi dëborë”; “Një varkë pranë një liqeni” dhe “Nën një qiell kërcënues që tregon se vera është vetëm një kujtim”.
"Më është dashur nga një muaj për të bërë secilën prej tyre", tha ai, duke treguar me dorë një grumbull pikturash të bëra me vaj që kishte bërë para 24 shkurtit.
"Por, gjithçka është e parëndësishme tani - ne po jetojmë në një moment transformues”, tha ai.
Ai moment filloi kur ukrainasit në Odesa dhe vendet qytetet tjera u zgjuan atë mëngjes nga një "makth", tha ai, ndërsa raketat ruse ranë brenda dhe pranë qyteteve anembanë vendit.
Ashtu si miliona njerëz në Ukrainë dhe më gjerë, ishte një makth që ai nuk e priste të bëhej realitet, pavarësisht dhjetëra mijëra trupave që grumbulloheshin në kufij, fjalë kërcënuese nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe paralajmërimit të autoriteteve amerikane se pushtimi në shkallë të gjerë mund të vijë në çdo moment.
"Putini po njoftonte gjithçka në mënyrë kaq të dukshme, sa mendova se ishte vetëm një tjetër episod nga përrallat e tij të frikshme", rikujton Husev.
Pushtimi çoi në një kthesë të re në artin e Husevit dhe një përrallë figuronte në një pikturë që ai publikoi në Facebook në ditën e parë të pushtimit - vepra e parë në atë që ai e quan "Seria e 3-të e Luftës Botërore 2022".
Ai vizatoi varrin e Leninit mbi një pulë, këmbët e së cilës pikonin gjak dhe shkroi "rusët po vijnë".
Husev ishte gjithashtu i frikësuar. "Por, çfarë mund të bëja?”, pyeti ai. “Gruaja ime dhe unë e kuptuam se më shumë do të donim të vdisnim në shtratin tonë - sesa të iknim, dhe vendosa të mbaja shpirtrat e njerëzve duke bërë atë që bëj më së miri - vizatimin”.
Dhe ai po e bën këtë me dhuntinë me të cilën njihen banorët e Odesës - humorin.
“Nëse mund të qeshësh me diçka, pushon së frikësuari, dhe kur ndalon së frikësuari, tashmë je fitues”, tha Husev, 46 vjeç.
Vdekja dhe shkatërrimi i shkaktuar mbi Ukrainën vazhdon pa fund në horizont dhe shqetësimi është i përhapur në Odesa, e cila është bombarduar, por i ka shpëtuar kapjes.
Aty është varri i Leninit, i shkulur nga Sheshi i Kuq i Moskës, duke lënë gjurmë të përgjakshme teksa hapet mbi këmbët e pulës si kasolle e Baba Yagas.
Ekziston një vizatim i fushave të fermave dhe një rrugë që ngjall në mënyrë të frikshme artin mashtrues optimist të epokës sovjetike dhe ka mbishkrim me lojë fjalësh, si "Gjithçka do të jetë mirë" dhe "Gjithçka do të jetë pleh".
Dhe, ësht një tjetër vizatim që i bën jehonë një pikture të famshme të shekullit XIX nga artisti rus, Vasily Surikov, vetëm këtu një sajë që tërhiqet nëpër borë, nuk ka të arrestuar, një grua e veshur me të zeza, por një makinë e larjes së rrobave - një referencë për plaçkitjet nga ana e ushtarëve rusë që kanë dërguar mallra të tilla në shtëpi nga Ukraina.
Në maj, ai publikoi një vizatim të thjeshtë që tregon se si shkruhet nga ukrainasit dhe si nga rusët emri i qytetit të tij - Odesa dhe Odessa – ku shkronjën “s” e zëvendësoi me flakë zjarri.
Husev ka tërhequr vëmendjen me veprat e tij dhe shpesh është i ftuar si mysafir në lajmet televizive në vendin e tij, ku pushtimi së fundi ka rritur solidaritetin që tashmë ishte në rritje që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Gadishullin e Krimesë - në juglindje të Odesës - dhe nxiti luftën në rajonin lindor të njohur si Donbas.
Ajo që godet pothuajse këdo që vjen në qytetin kryesisht rusisht-folës, në muajin e katërt që nga pushtimi, është përhapja e flamujve kombëtarë me ngjyrat blu me të verdhë që janë pikturuar në muret e shumë ndërtesave.
"Ata janë artistët e vërtetë të sotëm", tha Husev, duke folur ndërsa ecte rreth studios së tij të ndriçuar nga dielli e të mbushur me libra, bimë dhe skulptura.
"Ndryshe nga disa nga miqtë e mi artistë, të cilët vazhdojnë të pikturojnë lule dhe peizazhe."
Ndërkohë, vizatimet e Husevit gjatë luftës janë bërë të gjitha në faqet dhe kopertinat e librave të vjetër që ai bleu në Starokonka, një treg në Odesa.
Ai beson se veprat e artit që publikon në mediat sociale janë të njohura pikërisht sepse kjo estetikë e librave të grisur, klasikëve të dekonspiruar dhe heronjve të tallur sovjetikë rezonon me audiencën e sotme.
Disa nga veprat e tij janë shtypur dhe ekspozuar në Tregun qendror të Librit të Odesës, i cili është bërë një vend takimi popullor -- një vend për koncerte xhaz dhe shfaqje teatrale -- ndërsa qyteti mëton t'i kthehet jetës normale pas tronditjes fillestare të shkaktuar nga lufta, me gjithë sulmet e vazhdueshme.
Për njerëzit që shijojnë kafenë e mëngjesit në Tregun e Librit, Odesa duket e qetë. Ekspertët ushtarakë argumentojnë se për sa kohë që linja mbrojtëse e Ukrainës mbahet në Mykolajiv, më shumë se 100 kilometra në verilindje, qyteti është i sigurt.
Me mijëra njerëz të zhvendosur brenda dhe jashtë një shtetrrethimi të përditshëm dhe me plazhe të minuara kundër kërcënimit të një sulmi amfib, ndjenja anti-ruse duket se po rritet në Odesa.
Në mesin e prillit, pesë pllaka të qyteteve simotra ruse u hoqën në një shesh qendror dhe kreu i qytetit u zotua t'i zëvendësonte ato me emrat e qyteteve që kanë ofruar ndihmë gjatë luftës aktuale.
Husev, i cili e përshkruan veten si një patriot ukrainas që flet rusisht, argumenton se e kaluara dhe identiteti i qytetit të famshëm duhet të rimendohen me kujdes.
“Unë nuk do ta ruaja vetëm statujën e Katerinës së Madhe, e cila themeloi Odesën”, tha ai, duke iu referuar një monumenti të diskutueshëm në qendër të qytetit. “Është një pjesë e shkëlqyer arkitekturore, ndryshe nga kopjet memece të Leninit që me të drejtë i kemi hequr qafe”.
“Më mirë do të vendosja një shall blu dhe të verdhë në qafën e saj”, shtoi ai.
Husev tha se ai beson se ndërsa Rusia po bën një shkatërrim të pamenduar mbi Ukrainën, Odesa do të jetë në gjendje të shkëputet nga trashëgimia e saj ruse në një mënyrë vetë-reflektuese, sepse në zemrën e saj ka qenë gjithmonë një qytet kozmopolit dhe evropian.
"Ajo që ukrainasit dhe rusët po dëshmojnë tani është një luftë midis KVN-së dhe KGB-së", tha ai; i pari është një konkurs komedi televizive që ka qenë popullor që nga epoka sovjetike.
"Është një konflikt midis të qeshurës dhe zemërimit, besimit dhe forcës brutale".
KVN, ku për herë të parë mori vëmendjen presidenti komedian, Volodymyr Zelenskiy, po rezulton më efikas, ai tha: "Në fund të fundit, armiku që supozohej të na shtypte doli të ishte budalla, lakmitar dhe i korruptuar".
Dhe, kjo është arsyeja pse ai mbetet optimist.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë sido që të jetë. Pyetja e vetme është me çfarë çmimi”, tha ai.