Artisti francez përkujton ushtarët e rënë të Ukrainës

Të afërmit e ushtarëve ukrainas të vrarë qajnë teksa shikojnë disa prej portreteve të pikturuara nga artisti francez i rrugës, Christian Guemy. Ekspozita e tij “Guerre En Ukraine” (Lufta në Ukrainë) u hap në Qendrën e Ekspozitave të Muzeut të Luftës të Kievit më 8 korrik.

Ekspozita përfshin video, instalacione, piktura murale, gjësende personale të ushtarëve të rënë dhe portrete të tyre, të cilat u krijuan gjatë 18 muajve kur artisti punonte në Ukrainë.

Një e afërme duke qarë para portreteve të ushtarëve të vrarë.

Për Guemyn, populli i Ukrainës ka qenë një burim frymëzimi për punën e tij. Artisti ka krijuar pikturat murale të Dmytro Kotsyubaylos, komandantit më të ri të batalionit në ushtrinë ukrainase, i njohur si "Da Vinçi". Vdekja e 27-vjeçarit, i cili u vra në betejën për Bahmutin, ishte një moment transformimi në rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Në ekspozitë gjithashtu janë ekspozuar edhe portrete të atyre që thonë se kanë qenë dëshmitarë të krimeve ruse të luftës, luftëtarë të rezistencës dhe portrete të reporterëve të luftës.

Një grua duke ngushëlluar një fëmijë teksa shikojnë portretet e ushtarëve të rënë ukrainas.

Një vizitore duke kaluar pranë pikturave të artistit francez të rrugës, Christian Guemy.

Portretet e ekspozuara kanë ndikuar emocionalisht te vizitorët.

Një portret homazh i gazetarit të AFP-së, Arman Soldin, i cili u vra pranë Bahmutit këtë vit, varet gjithashtu në ekspozitën që do të jetë e hapur deri më 8 gusht.


Guemy po vazhdon të krijojë vepra që në fokus kanë Ukrainën.

Portrete të ushtarëve të vdekur ukrainas të pikturuara nga artisti francez i rrugës, Christian Guemy, në copa arkash, janë shfaqur për publikun në Kiev. Ekspozita “Guerre En Ukraine” (Lufta në Ukrainë) është hapur në Qendrën e Ekspozitave të Muzeut të Luftës në kryeqytetin ukrainas.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)