Artileria perëndimore ndihmon forcat ukrainase në kundërofensivë

Your browser doesn’t support HTML5

Ushtria ukrainase po vazhdon kundërofensivën e saj rreth zonës së Kreminës, një qendër strategjike logjistike në rajonin e Luhanskut, në Ukrainë. Forcat ruse thuhet se po rezistojnë fort atje. Armët e mundësuara nga Perëndimi, përfshirë obusët vetëlëvizës, po u ndihmojnë trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për rimarrjen e territoreve të okupuara nga trupat e armikut. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)