Arti i Krimesë në listën e UNESCO-s
Vëthet dhe byzylyku janë shembuj origjinalë të ornekut - formës së artit nga Ukraina që krijohet nga tatarët e Krimesë.
Qëndisje orneku në materiale nga tatarët e Krimesë. Më 16 dhjetor 2021, UNESCO e përfshiu ornekun në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit.
Një grua etnike tatare duke qepur rroba me elemente orneku, në Krime në vitin 2004. Orneku është sistem simbolesh artistike që përdoret si qëndisje, në stoli, xham apo pikturim në mure, por edhe në qeramikë.
Xhami i stolisur me elemente orneku. Derisa ligjet islamike ndalonin përfaqësimin e figurave njerëzore, simbolet e ornekut tradicionalisht u përdorën për të treguar ngjarje dhe kultura. Në fund të këtij zbukurimi, bajamja përfaqëson një vajzë të pamartuar.
Vazot nga argjila të zbukuruara me elemente orneku. Sipas ekspertëve, në formën e artit secila lule, si dhe ornamentet e tjera në teknikën e ornekut, ka një kuptim, të cilat së bashku krijojnë një narrativë. Janë rreth 35 simbole të ndryshme që përdoren në teknikën e ornekut.
Mbajtëse të qëndisura çorapesh. Disa simbole të ornekut mund të kombinohen si, për shembull, tulipani (që përfaqëson burrin) i qëndisur brenda një trëndafili (një grua e martuar), bashkë tregojnë dashurinë ndërmjet burrit dhe gruas.
Çajnikë nga argjila të zbukuruar me simbole të ndryshme orneku. Përpos krijimit të ornekut, edhe kuptimi i simboleve dhe arti po ashtu është përfshirë në listën e UNESCO-s.
Një kapuç i njohur si feste, zbukuruar me artin e ornekut. Një zejtare e respektuar, Adavie Efendieva, e cila vdiq në vitin 1004 kishte thënë se simbolet e detajuara në artin e saj të ornekut janë, “mendime të mia në ornamentet e mia”.
Një mbajtëse për gjilpëra e zbukuruar me dizajne orneku. Zejtarët janë të lirë të zgjedhin ngjyrën dhe madhësinë e simboleve, por arti megjithatë i ka disa standarde sa i përket dizajnit.
Një nxënës në Kiev duke vizatuar një model orneku. Kjo traditë e vjetër artistike pothuajse u shua gjatë kohës së sundimit sovjetik.
Pjata me dizajne orneku të ekspozuara në vitin 2018. Që nga vitet '90, ka pasur shumë përpjekje që të ruhet kjo formë dhe kuptimi i këtij arti. Më shumë se 30 ekspedita kërkimi u dërguan në Krime për të intervistuar të moshuarit që e njihnin simbolikën e ornekut.
Një llambë me ornek. Në aplikimin e suksesshëm për pranim nga UNESCO, autorët përmendën që përfshirja e kësaj forme të artit në listën e UNESCO-s do të ruajë vëmendjen ndaj simbolikës dhe kuptimit të kësaj forme të artit, e cila shkon përtej dekoreve të bukura.