Arti shumëngjyrësh i Bukureshtit
Porta e Teatrit veror është pikturuar nga Pisica Patrata, që njihet edhe si Alexandru Ciubotariu. Ai është një prej artistëve më të njohur të artit të rrugës në Rumani dhe përmes artit të tij, ai ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e publikut te disa ndërtesa të rëndësishme. Teatri veror në Bukuresht u ndërtua në fillim të shekullit të 20-të dhe konsiderohet si një monument historik.
Akacorleone është një artist vizual nga Portugalia dhe ai njihet për përdorimin e ngjyrave të rafinuara, tipografisë dhe formave të ndryshme, të cilat ai i kombinon për të krijuar kompozicione origjinale.
Ky punim i artistit J.Ace është pjesë e fushatës për të ngritur vetëdijen e rumunëve për trashëgimin e harruar kulturore.
Portreti i Constantin Brancusi, një skulptor dhe fotograf rumun. Ky grafit është punuar nga artisti portugez, Alexandre Manuel Dias Farto i cili njihet edhe me emrin Vhils. Vhils përdor teknika inovative që bazohen në teknikën e skulpturës. Ai vendos portrete në muret e Bukureshtit për të treguar historitë e banorëve të qytetit.
Një vepër arti e punuar nga iZZY iZVNE dhe Bboy Vean, që është bërë në ndërtesën e Fakultetit të Sociologjisë dhe Punës Sociale në Bukuresht. Stili që është përdorur në këtë mural quhet “kaligrafi hapësinore” dhe aty paraqiten gjashtë spirale, që prezantojnë poezitë e shkruara nga Ancuta Clim, Alexandra M. Paun dhe Vasile Leac.
Artisti J.Ace ka punuar këto portrete të vogla të qeramikës, që lidhen me historinë e teatrit dhe kinemasë. Henrieta Delavrancea është një prej arkitekteve të para në Rumani, që ka ridizajnuar fasadën dhe hyrjen e Kinemasë së qytetit të Bukureshtit.
Një mural i punuar nga Sweet Damage, që është një ekip i artistëve që njihen me emrat Biex, Cage, Recis, Lost.Optics, Pandele, Shatran dhe Boeme. Në këtë mural paraqitet një vajzë duke pikturuar universin e saj në një xham të cilën e mban në duar.
Ky mural që gjendet në Fakultetin e Sociologjisë në Bukuresht është punuar nga KSELEQOQYNQYSHY (apo Lucian Nita).
Ky mural që gjendet në ndërtesën e Hotelit Epoque është punuar nga Cristian Scutaru.
Ky mural i Pisica Patrata (Alexandru Ciubotariu) gjendet në muret e një librarie.
Benr është një artist i ri i artit të rrugës, që pikturon karakteret e tij në shumë vende në qytetin e Bukureshtit. Kjo është një prej punimeve të tij, që gjendet në hyrje të parkut Cismigiu.
Një mural në afërsi të kopshteve në Cismigiu të Bukureshtit.
Një punim i bërë nga MTM Ink.
Një mural në rrugën Grivitei të Bukureshtit.
Një mural në murin e kompleksit Moxa, që është punuar nga Nadine Kseibi.
Ky mural, që titullohet “Jashtë historive” është punuar më 2019 nga Maria Balan, John Dot S, Robert Obert dhe Pisica Patrata dhe gjendet në një kompleks banesor të Bukureshtit.
Rruga Arthur Verona është një prej rrugëve me më së shumti ngjyra në Bukuresht. Në këtë rrugë, çdo vit organizohet një festival për artin e rrugës.