Armët që 300 milionë eurot nga BE-ja mund t'ia sigurojnë Ukrainës

Gjashtëdhjetë milionë euro do të shpenzohen për blerjen e automjeve të blinduara për bartjen e ushtarëve, Patria 6x6.

Autoblindat finlandeze mund të bartin deri në 12 persona, dhe mund të konfigurohen për "notim" nëpër ujëra të qeta.

Edhe 60 milionë euro të tjerë do të shpenzohen për blerjen e sistemeve kundërajrore Mistral.

Arma franceze, e cila tashmë përdoret në Ukrainë, është më e rëndë sesa ekuivalentët e saj amerikanë dhe rusë që lëshohen nga krahu, por vendosja në trekëmbësh i mundëson periudha të vazhdueshme gatishmërie.

Një sistem i tuillë mund të përdoret nga ekipet e artiljerëve që operojnë në periferitë e kryeqyteteve ukrainase, të cilat kanë për detyrë të rrëzojnë dronët rusë në ardhje.

Rreth 120 milionë euro do të shkojnë për predha artilerie 155-milimetërshe.

Kalibri është standard i NATO-s, i përdorur në qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës.

Mes një mungese akute prodhimi, secila predhë 155 mm sot kushton rreth 8.400 dollarë.

Gjashtëdhjetë miluonë euro do të shpenzohen për sistemet e mbrojtjes raketore IRIS-T SLM.

Arma gjermane mund të godasë objektiva ajrore nga një largësi prej 40 kilometrash. Sistemi i mbrojtjes ajrore ka një radar të aftë për të gjurmuar qindra objektiva individuale njëkohësisht. Ai, po ashtu, mund të vërejë objektiva në mënyrë optike, duke e bërë të padukshëm ndaj paralajmëruesve për radarë.

Gjermania është zotuar se do t'ia mundësojë Ukrainës nëntë sisteme IRIS-T deri më 2026.

Një fotografi e sistemeve koreanoveriore të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, që thuhet se u realizua gjatë transportimit të tyre nëpër Rusi.

Zotimi prej 300 milionë eurosh nga Brukseli erdhi në një kohë kritike për Kievin, mes dëshmive në rritje se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë.

Kjo fotografi, e publikuar për herë të parë më herët këtë muaj, tregon, po ashtu, se Pheniani po dërgon armatim për t'i ndihmuar Rusisë me pushtimin tokësor të Ukrainës.