Trashëgimia e shkatërruar e Armenisë
Një grykë që e ndan Armeninë (në sfond) nga Turqia; Manastiri i Virgjëreshave të Hripsimianit është një prej mbetjeve të shkatërrimit të Anit, një kryeqytet dikur i njohur si “Qyteti i 1,001 Kishave”.
Mbetjet e Katedrales së Anit. Një varg luftërash të komplikuara, që nga themelimi i saj para pothuajse një mijëvjeçari, goditën Anin, duke u nisur nga kontrolli i Rusisë, Perandorisë Osmane, dhe Armenisë, përpara se të pushtohej përfundimisht nga Republika e sapoformuar turke, në vitin 1920. Ani u braktis shekuj më parë, por tani çmohet nga armenët si simbol i madhështisë së dikurshme.
Kisha e Shën Gregorit të Abughamrentit në Ani. Në vitin 1998, tri varre brenda kishës ishin shkatërruar.
Rrënojat e Kishës Kizkale, me pamje nga kufiri që ndan Armeninë (majtas) dhe Turqinë. Në vitin 1914, më shumë se 2 milionë armenë jetonin në lindjen e Turqisë së sotme, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Deri në vitin 1922, më shumë se ¾ e atyre armenëve u zhdukën apo u larguan si pasojë e planin të aparatit shtetëror për të zhdukur armenët nga territori osman.
Mbetjet e Mauzoleut të Fëmijëve Princër të Anit. Para më shumë se një shekulli, në kohën kur Perandoria Osmane filloi të lëkundej, armenët – minoritet i krishterë në Perandorinë Osmane – shiheshin si shtyllë e pestë, dashamirës të të krishterëve në Perandorinë Ruse.
Një shenjë e vjetruar që e tregonte një pjesë të Anit si zonë ushtarake. Ana turke e kufirit është demilitarizuar, por disa zona të Anit mbeten të kufizuara.
Kanioni që ndan Turqinë dhe Armeninë. Në vitin 1915, pasi autoritetet osmane lëshuan një urdhër që bënte thirrje për “deportimin” e gjithë popullatës armene, një valë e vrasjeve nisi përgjatë gjithë rajonit, që sot shtrihet në lindje të Turqisë.
Brenda Anit, pas errësirës, dritat kufitare armene (djathtas) shkëlqejnë pas Kishës së Shën Gregorit të Tigran Honents. Kufiri turko-armen është mbyllur që nga viti 1993, kur Ankaraja shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Jerevanin, lidhur me mosmarrëveshjen e Armenisë me Azerbajxhanin për territorin e Nagorno-Karabakhut.
Brenda Kishës së Shën Gregorit të Tigran Honents. Shumë nga afresket brenda janë shkatërruar. Dëmit, që u shkaktua në Ani, ndoshta po i vjen fundi, tani që UNESCO ka marrë nën mbrojtje këtë vend. Por, jashtë këtij lokacioni të mbrojtur, trashëgimia armene në Turqi mbetet nën mëshirën e shtetit, që si duket ka dëshirë të harrojë që armenët kanë ekzistuar fare në atë rajon.
Bora duke rënë në anën armene të kufirit, që shihet nga Ani. Edhe pse Ani është braktisur që disa shekuj, toka përreth është populluar nga komunitetet armene deri në urdhrin për deportim të vitit 1915 dhe vrasjeve masive. Më shumë se 1 milion armenë etnik u vranë në atë që Jerevani dhe të tjerët e konsiderojnë si gjenocidin e parë të shekullit 20-të.
Kars, një qytet aktiv rreth një orë larg Anit, dikur kishte 85% të popullatës armenë. Por, sot, shumë pak njerëz lokalë dinë për “varrezën armene” që shtrihet në rrënojat në maje të kodrës mbi qytet.
Ky vend është i pasur me varreza të gurit, shumë prej të cilave shtrihen mbrapshtë. Disa prej varreve antike duket se janë gërmuar nga ata që një ciceron lokal i quan “gjuetarë të thesareve”.
Në Kars, shtëpia që thuhet se ishte e poetit të shquar armen, Yeghishe Charents.
Katedralja e Karsit (poshtë, djathtas) ishte vendi kryesor i lutjeve për armenët para vitit 1915. Në vitin 1993, ajo ishte shndërruar në një xhami.
Një faltore që dikur ishte pjesë e Manastirit Bagnair, në fshatin Kozluca, disa kilometra jashtë Anit. Shenjëzimet që përshkruajnë strukturat armene të Anit dhe të fshatrave përreth i shmangen përdorimit të fjalës “armenë”.
Një gur varri në vendin tani të shkatërruar të Manastirit në Kozluca. “Khachkars” janë punime artistike, tradicionale armene që gdhenden në vende të shenjta.
Kisha e Kizil Kilise në fshatin Yagkesen. Fshati, disa kilometra jashtë Anit, ishte armen deri në vitin 1920, kur banorët e tij armenë u detyruan të ikin në Armeninë Sovjetike.
Brendësia e Kishës së Kizil Kilises. Kjo strukturë antike aktualisht përdoret për strehimin e pulave. Kryqi që ndodhet lart hyrjes së kishës është thyer dhe shkatërruar.
Një statujë e gjallë e një qeni, është lidhur në kishë.
Në rrafshinat përreth Anit, Ararati, vendi i legjendës së Arkës së Noas, shfaqet mbi peisazhin. Ararati ndodhet mbi stemën e Armenisë, por sot qëndron brenda kufijve të Turqisë.
Kisha Oğuzlu, rreth 16 kilometra larg nga Ani. Kisha ishte tërësisht e paprekur deri në vitin 1936, kur një tërmet thuhet se e shkatërroi këtë strukturë.
Një vendas nga fshati Oguzlu tregon një “khachkar” që po përdoret si pjesë e një gardhi. Burrat e fshatit thonë se ata kanë gjetur dy të tilla kur po gërmonin themelet e një shtëpie në fshat.