Armenia më nuk mund të mbështetet te Rusia si partnerja kryesore e saj e mbrojtjes dhe në aspektin ushtarak, sepse Moska e ka zhgënjyer vazhdimisht. Kështu që Jerevani duhet të mendojë për krijimin e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe Francën, tha kryeministri armen, Nikol Pashinian.
Armenia, një ish-republikë e vogël sovjetike që gjendet në kufi me Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Iranin dhe Turqinë, për një kohë të gjatë është mbështetur te Rusia si një aleate e saj e fuqishëm, edhe pse Pashiniani është zemëruar me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje themelet e kësaj aleance.
“Ne duhet ta kuptojmë se me kë mund të mbajmë realisht raporte ushtarako-teknike dhe të mbrojtjes”, tha Pashinian për radion publike armene kur u pyet për reformën te forcat e armatosura të Armenisë.
“Më herët ky problem ishte i thjeshtë sepse nuk kishte pyetje të tilla dhe nuk kishte vështirësi në krijimin e një koncepti. Më parë, 95-97 për qind e raporteve tona të mbrojtjes ishin me Federatën Ruse. Tani kjo më nuk mund të ndodhë, edhe për arsye objektive dhe subjektive”, tha ai.
Pashinian tha se Armenia duhet të mendojë për lidhjet e sigurisë që duhet t’i ndërtojë me SHBA-në, Francën, Indinë dhe Gjeorgjinë.
SHIKONI EDHE: Azerbajxhani mban paradë ushtarake në KarabakQë nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, Rusia është përballur me konkurrencë nga SHBA-ja për dominimin në ish-republikat sovjetike, dhe në shtetet që dikur ishin pjesë e Perandorisë Ruse.
Pashinian tha se Rusia dështoi ndaj Armenisë kur Azerbajxhani vitin e kaluar kreu një operacion të shkurtër ushtarak, duke rimarrë kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagorno-Karabakut. Ky operacion nxiti largimin e armenëve etnikë nga ky rajon.
Rusia ka deklaruar vetë dështimet e Pashinianit për të naviguar në situatën e ndërlikuar në Kaukazin Jugor janë fajtorë për mposhtjen e luftëtarëve të armenëve etnikë në Karabak më 2023.
Azerbajxhani ka akuzuar Francën se po nxit një luftë të re duke furnizuar me armë Armeninë.