Kryepeshkopi armen udhëheq protestë masive kundër demarkacionit me Azerbajxhanin

Your browser doesn’t support HTML5

Dhjetëra mijëra armenë u mblodhën në Jerevan, më 9 maj, për të kundërshtuar një marrëveshje për demarkacionin e kufirit, e cila parasheh që Azerbajxhanit t’i kalojë një copë e territorit të Armenisë. Udhëheqësi i protestës, kryepeshkopi Bagrat Galstanian, i bëri thirrje kryeministrit Nikol Pashinian të japë dorëheqje për shkak të marrëveshjes. Kleriku i zëshëm u zotua se do të vazhdojë udhëheqjen e protestës së tij paqësore në kryeqytetin armen. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)