Me një paragraf të vetëm, gjeneralmajori amerikan, James Harbord, arriti të kapte menjëherë pasigurinë gjeopolitike, shkeljen e ligjit dhe urrejtjet etnike të zjarrta të Kaukazit në vitin 1919.
"Në rajonin dikur të kontrolluar nga Rusia, çlodhja nga dora e saj e hekurt ka qenë e madhe dhe jeta dhe pronat janë të pasigurta në shumë rajone", shkroi Harbord.
"Misioni ynë u qëllua nga kurdët në Armeninë ruse, disa makina motorike u goditën me plumba dhe më shumë se gjysma e grupit u mbajt rob një natë nga myslimanët që pretendonin se ishin përzënë nga fshatrat e tyre nga armenët".
Fragmenti është nga Raporti i Harbordit për Misionin Amerikan në Armeni, i përpiluar pasi ai udhëhoqi një mision faktmbledhës në Armeninë e pavarur shkurtimisht pas rënies së perandorisë osmane dhe ruse dhe para se vendi të pushtohej nga bolshevikët.
Amerika, në atë kohë nën presidencën e Woodrow Wilson, e dërgoi Harbordin për të udhëhequr një ekip prej 50 vetash në Turqi dhe Armeni, për të "hetuar dhe raportuar mbi çështjet politike, ushtarake, gjeografike, administrative, ekonomike dhe të tjera që mund të jenë me interes për amerikanët dhe përgjegjësitë në rajon”.
Misioni i Harbordit u nis nga Stambolli në shtator të 1919-ës dhe më pas udhëtoi me tren dhe makinë përmes Turqisë së sotme, Sirisë, Armenisë dhe më në fund Gjeorgjisë.
Të shoqëruara me raportin e Harbordit, i cili kërkonte të konkludonte nëse një mandat amerikan mbi rajonin ishte i realizueshëm, disa dhjetëra imazhe të bëra nga një fotograf ushtarak i quajtur rreshteri Barnes, ofrojnë një vështrim të rrallë në "Republikat e Para" të Armenisë dhe Gjeorgjisë. Fotot tani ruhet në Arkivin Kombëtar të SHBA.
Në kohën e vizitës së ekspeditës amerikane, Armenia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani kishin shpallur secila pavarësinë e tyre pasi një bashkim jetëshkurtër i tri vendeve në një republikë të vetme "Transkaukaziane", u shemb më 1918.
Armenia në vitin 1919 ishte një vend i rrethuar nga konflikti. Në perëndim, armenët etnikë ishin zhdukur kryesisht përmes asaj që një vëzhgues e përshkroi si një përpjekje osmane në shkallë vendi për "asgjësimin e racës armene në Perandorinë Turke.
Në veri, Armenia luftoi me Gjeorgjinë për territorin e diskutueshëm dhe në lindje, forcat armene zhvilluan beteja brutale për tokën me forcat azerbajxhanase dhe 'Ushtrinë e Islamit' osman.
Pavarësisht se ishte tronditur nga masakrat e epokës osmane, Armenia kishte kapur zona të mëdha territori në Anadollin lindor në maj 1919, vetëm disa muaj përpara se misioni i Harbordit të arrinte në territor.
Me gjithë rreziqet fizike që përjetoi gjatë udhëtimit, Harbord përshkroi gjurmët e dukshme të mbetura nga masakrat, të cilësuara gjerësisht si gjenocidi armen.
"Gjymtimi, dhunimi, torturat dhe vdekja kanë lënë kujtimet e tyre të tmerrshme në njëqind lugina të bukura armene dhe udhëtari në atë rajon rrallëherë është i lirë nga dëshmitë e këtij krimi, më i madhi i të gjitha epokave", shkroi ai.
"Armenia", vuri në dukje Harbord si një hyrje në vend për audiencën e tij në Uashington, "u ungjillizua nga Apostujt e freskët nga kujtimi i Zotit tonë, qysh në vitin 33 A.D, dhe si një komb, përqafoi krishterimin dhe themeloi një Kishë Kombëtare në 301 A.D ."
Duke përdorur përgjithësime etnike që ishin të zakonshme në atë kohë, Harbord shkroi se "armeni qëndron në mesin e fqinjëve të tij ashtu siç qëndron hebreu në Rusi dhe Poloni, me zotësinë e fortë dhe të spikatur të atij kombi.
Harbord e përfundoi raportin e tij duke rekomanduar një mandat të SHBA-së mbi rajonin, për të cilin ai tha se do të kërkonte rreth 59.000 ushtarë me kosto prej 88.5 milionë dollarësh në vitin e parë. Forca do të zvogëlohej gradualisht në një "minimum të pareduktueshëm" gjatë tre vjetëve.
Në maj të vitit 1920, presidenti i SHBA-së, Wilson, u kërkoi autoriteteve për të vendosur një mandat për Armeninë, por Senati e hodhi poshtë kërkesën e tij me një votim prej 52 votash për dhe 23 kundër.
Menjëherë pas kësaj, Armenia u pushtua nga Turqia dhe bolshevikët. Në vitin 1922 vendi u përfshi në Bashkimin Sovjetik si pjesë e Republikës Sovjetike Socialiste Federative Transkaukaziane, së bashku me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin.
Përgatiti: Syzanë Paçarizi